Categories Lajme

Meta shpërndan shkrimin e ish-ministrit socialist për situatën ekonomike në vend

Presidenti i vendit Ilir Meta ka reaguar sërish për situatën ekonomike në vend ku ka ndarë një shkRim të ish-ministrit socialist të Ekonomisë Arben Malajt. Meta shkruan se ku ethet elektorale dhe planifikimet e çmendura për kapje votash me presione nga më të fëlliqurat kanë nisur para kohe, situata ekonomike në vend po shënon një regres të pandalshëm. Po ashtu më tej Meta shkruan se “përshkallëzimi i krizës politike në këto kushte bëhet edhe më kërcënues për stabilitetin e vendit dhe shton pasigurinë për qytetarët, sipërmarrjen dhe investitorët.”

Postimi i plotë: Kur ethet elektorale dhe planifikimet e çmendura për kapje votash me presione nga më të fëlliqurat kanë nisur para kohe, situata ekonomike në vend po shënon një regres të pandalshëm. Përshkallëzimi i krizës politike në këto kushte bëhet edhe më kërcënues për stabilitetin e vendit dhe shton pasigurinë për qytetarët, sipërmarrjen dhe investitorët. Ndaj i mbështes plotësisht vlerësimet dhe rekomandimet e Prof.Dr. Arben Malaj për rrugën e duhur që duhet ndjekur për daljen nga humnera.

Siç ai thekson me të drejtë: “Ringritja fillon nga reduktimi i pasigurive dhe paqartësive për të ardhmen.” “Disa arsye kryesore për këtë opsion janë risqet se individët dhe investitorët privatë vendas dhe të huaj mund të presin zgjedhjet parlamentare 2021 për të marrë vendime për të rritur investimet e tyre; donatorët bilateralë dhe multilateralë po ngadalësojnë lëvrimin e granteve dhe kredive të buta. Qeveria ka dështuar të thithë fonde nga donatorët për tërmetin.”

“Qeveria vazhdon të aplikojë partneritete publike-private prefenciale, që do të prodhojnë kosto të rënda për konsolidimin financiar të vendit. Për ta përmirësuar ringritjen e ekonomisë sonë gjatë vitit 2021 kërkohen një sërë reformash strukturore për një model rritje ekonomike të shëndetshme, ku rritet pesha e ekonomisë së gjelbër dhe ekonomisë së dijes dhe ku ndahen më mirë përfitimet e rritjes ekonomike.” “Politikat dhe paketat lehtësuese dhe mbështetëse për të papunët, për të varfërit dhe për bizneset, duhet të jenë të qarta dhe lehtësisht të arritshme deri te të varfërit dhe të papunët.”

“Eliminimi i çdo vonese e pengese në procesin e integrimit europian çliron energji dhe burime rritje dhe zhvillimi edhe në kohë krize. Reduktimi i risqeve të thellimit dhe zgjatjes së krizës politike është kritik për reduktimin e paqartësive dhe pasigurive që pengojnë ringritjen.” “Përzgjedhja me përgjegjësi profesionale dhe transparencë maksimale e përdorimit të fondeve të rindërtimit dhe ringritjes do të zgjidhte krizën e të pastrehëve, të çerdheve, kopshteve, shkollave, të qendrave shëndetësore dhe spitaleve, por njëkohësisht do të rrisë punësimin dhe rritjen e të ardhurave për shtresat në nevojë.” “Të mirëintegruara së bashku këto reforma dhe parime mirëqeverisje do të ndikojnë në ringritjen e ekonomisë sonë, mundësisht brenda vitit 2021.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Gjuha angleze sikurse edhe ajo shqipe po fitojnë terren të ndjeshëm në Zvicër. Këtë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjekët pro dhe kundër projektligjit të ri për nënat surrogato, ja çfarë propozojnë

Projektligji i ri mbi shëndetin riprodhues, i cili ligjëron nënat surrogate në Shqipëri, po kundërshtohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri, vijon kontrolli i zonës për kapjen e 35 vjeçarit

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e djalit 10-vjeçar të zyrtarit të SHISH-it 12 vite më parë, dëshmitarët: E pamë me dy persona….

Emisioni “Në Shënjestër” i është rikthyer historisë së zhdukjes pa gjurmë të 10-vjeçarit Julian Çela…

LEXO ME SHUME