fbpx
Lajme

Meta thirrje partive politike: Taksat e qytetarëve të mos përdoren për fushatë, por për shërbime

Presidenti Ilir Meta kërkon që 61 bashkitë e vendit të përqendrohen në përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe jo në atë që ai e quan kapjen e votave me pahir dhe presione për bukën e gojës. Meta thotë se rritja e taksave që paguajnë qytetarët nuk u është kthyer në shërbime më të mira përkundrazi në degradim të tyre

Ai bën thirrje që taksat e qytetarëve të mos keqpërdoren për të shtuar fondin e pagave për fushatë partie. “Është shumë e rëndësishme që 61 bashkitë të përqëndrohen në përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe jo në “kapjen” e votave me pahir dhe presione ordinere me bukën e gojës.

Rritja e taksave që paguajnë qytetarët nuk u është kthyer në shërbime më të mira, përkundrazi në degradim të tyre. Kur kjo ndodh në Elbasan, mendoni në bashkitë e tjera.  Çdo zyrtar të bëjë detyrën me përgjegjësi të lartë ndaj qytetarëve dhe komunitetit. 

Fatkeqësisht reforma administrative u keqpërdor për të përqendruar pushtetin vendor në pak duar e jo për të përmirësuar shërbimet ndaj qytetarëve. Taksat e qytetarëve të mos keqperdoren për të shtuar fondin e pagave për fushatë partie, por për të përmirësuar shërbimet ndaj qytetarëve.  NDAL abuzimit me pushtetin vendor nga cilido!“, shkruan Meta.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button