Categories Lajme

Meta u jep ”ok”-in tre ligjeve të miratuara nga Kuvendi, mes tyre shmangia e taksimit të dyfishtë me Kosovën

Presidenti i vendit Ilir Meta ka dekretuar me shpallje tre ligje që janë miratuar në Kuvendin e Shqipërisë.

Presidenti i Republikës, SH.T.Z. Ilir Meta, ditën e sotme, ka dekretuar me shpallje tre ligje të miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë.

1.Presidenti Meta me Dekretin nr.11969 datë 18.02.2021, ka shpallur ligjin nr. 12/2021 “Për ratifikimin e protokollit ndryshues të marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për shmangien e tatimit të dyfishtë lidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe mbi kapitalin dhe për parandalimin e evazionit fiskal, ratifikuar me ligjin nr. 62/2014”.

Përmes këtij ligji ratifikohen disa ndryshime në marrëveshjen, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës me qëllim shmangien e tatimit të dyfishtë lidhur me tatimet mbi të ardhurat e mbi kapitalin dhe për parandalimin e evazionit fiskal, duke eliminuar hapësirat për evazion fiskal apo shmangies tatimore.

Gjithashtu synohet unifikimi i dispozitave të marrëveshjes me formulimet standarte të OECD-së të bëra në vitin 2014, lidhur me shkëmbimin e informacionit duke bërë të mundur lejimin e autoriteteve tatimore që të shkëmbejnë informacionet e nevojshme për zbatimin e dispozitave të saj.

2.Presidenti Meta me Dekretin nr. 11970 datë 18.02.2021, ka shpallur ligjin nr. 13/2021 “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit të Bashkimit Europian në lidhje me Programin Vjetor Kombëtar për Shqipërinë për vitin 2019, në kuadër të instrumentit të asistencës së paraanëtarësimit (IPA II)”.

Nënshkrimi dhe Ratifikimi i kësaj marrëveshjeje financiare dhe përmbushja e procedurave të nevojshme ligjore do të mundësojë zbatimin e marrëveshjes së financimit për programin e veprimit IPA 2019 për Shqipërinë, duke konkretizuar më tej bashkëpunimin ekonomik ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, në kuadër të procesit të integrimit.

Programi vjetor i vitit 2019 do të mbështesë përfshirjen sociale dhe programi vjetor “BE për përfshirjen sociale” ka si qëllim të kontribuojë në forcimin e përfshirjes sociale, duke rritur mbulimin, përfshirjen dhe efektivitetin e shërbimeve të kujdesit social, dispozitat e edukimit gjithëpërfshirës dhe mundësitë e punësimit.

Programi vjetor i veprimit mbështet popullsinë në risk varfërie dhe të përjashtuarit socialë, duke përfshirë qytetarët me paaftësi fizike dhe minoritetet.

3.Presidenti Meta me Dekretin nr. 11971 datë 18.02.2021, ka shpallur ligjin nr. 14/2021 “Për ratifikimin e protokollit ndryshues të marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Dukatit të Madh të Luksemburgut për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal lidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe kapitalin, e nënshkruar në Tiranë më 14 janar 2009, ratifikuar me ligjin nr. 10094, datë 12.3.2009”.

Qëllimi i ligjit është ratifikimi i ndryshimeve të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Dukatit të Madh të Luksemburgut, për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal, lidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe kapitalin, e nënshkruar në Tiranë më 14 janar 2009, ratifikuar me ligjin nr.10094, datë 12.3.2009.

Ratifikimi i këtij protokolli luan një rol të rëndësishëm në kompleksin e faktorëve që garantojnë, favorizojnë dhe stimulojnë marrëdhëniet ekonomiko-tregtare, ku shtetet shkëmbejnë informacione dhe bashkëpunojnë për parandalimin e evazionit fiskal nga tatimpaguesit që kanë aktivitet në të dyja vendet

Marrëveshja e amenduar, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Dukatit të Madh të Luksemburgut, për eleminimin e tatimeve të dyfishta dhe parandalimin e evazionit fiskal krijon një bazë të plotë ligjore për trajtimin tatimor të individëve apo personave juridikë shqiptarë apo luksemburgas, të cilët kanë aktivitete biznesi apo të ardhura të tjera që janë objekt i legjislacioneve tatimore të të dyja shteteve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME