Categories Lajme

Meta viziton vajzën që i mbijetoi tragjedisë në Bulqizë: E pangushëllueshme, jemi pranë familjes

Presidenti i Republikës, Ilir Meta vizitoi nga afër në Spitalin e Traumës, Meritën, vajzën e vogël e cila i mbijetoi tragjedisë në Bulqizë.

Gjendja e saj është e stabilizuar, tha Presidenti Meta, ndërsa vlerësoi punën e mjekëve.

Meta siguroi se do të jetë pranë familjes për të kaluar këtë dhimbje, që sipas tij është e pangushëllueshme.

Ilir Meta: Për fat të mirë gjendja e Meritës, vajzës nga Bulqizë është e mirë dhe e qëndrueshme. Mjekët po bëjnë një punë shumë të mirë për ta mbajtur jashtë çdo rreziku.

Ka ndodhur një dramë e madhe në familjen e saj. Me këtë rast edhe njëherë dua të shpreh ngushëllimet më të ndjera për të gjithë familjen Tola për komunitetin e Ostrenit dhe Bulqizës dhe dua ti siguroj që do të jemi pranë tyre për të kaluar këtë dhimbje të jashtëzakonshme dhe të pangushëllueshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME