Categories Lajme

Meta vlerëson me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” Majorin Klodian Tanushi

Me anë të një ceremonie solemne, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, njëkohësisht Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, vlerësoi sot me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”, Dëshmorin e Atdheut, Major Klodian Tanushi (pas vdekjes), me motivacionin:

“Në shenjë vlerësimi ndaj ushtarakut i cili nuk kurseu as jetën në shërbim të Atdheut, duke u shndërruar në një shembull frymëzimi nëpërmjet profesionalizmit të tij të lartë dhe trimërisë së rrallë në radhët e Forcave tona të Armatosura, të treguar në mbrojtje të paqes dhe sigurisë krah për krah si aleatë të denjë dhe të shkëlqyer të Aleancës së Atlantikut të Veriut (NATO)”.

Në fjalën e Tij përshëndetëse drejtuar familjarëve të Dëshmorit të Atdheut dhe ushtarakëve të lartë të Forcave të Armatosura, Presidenti i Republikës u shpreh: “Jemi mbledhur sot, në këtë ceremoni solemne për të përkujtuar dhe vlerësuar denjësisht një ushtarak shqiptar të paharruar, i cili shërbeu me profesionalizëm, përkushtim dhe trimëri në misionin paqeruajtës në kuadër të Aleancës së Atlantikut të Veriut, Majorin Klodian Tanushi.

Major Tanushi ra heroikisht në krye të detyrës dhe me aktin e tij dhe shërbimin shembullor në mbrojtje, në ruajtje të paqes dhe sigurisë, na bën të gjithëve krenarë duke lartësuar Shqipërinë dhe Forcat tona të Armatosura, si një aleate e denjë e NATO-s.

Gjatë gjithë trajnimeve të programuara, kur ndodhi fatkeqësia e paparashikuar, shpërthimi i një mine, i mori jetën Nëntetares Zarife Hasanit, plagosi Nëntetarin Kapaj dhe njëkohësisht plagosi rëndë dhe më pas i mori jetën Major Tanushit. Me gjithë ndërhyrjen e shpejtë dhe shumë të specializuar të strukturave përkatëse, Klodiani nuk ja doli dot t’u mbijetonte plagëve të rënda, duke ndërruar jetë e duke lënë në pikëllim të thellë prindërit, bashkëshorten, fëmijët, kolegët dhe mbarë qytetarët shqiptarë.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME