Categories Lajme

Meteorologia: Të mërkurën do të kemi rrebeshe të shpeshta shiu

Meteorologia Adiola Bani ka zbuluar si do të jetë moti në ditët në vazhdim. Temperaturat e larta të ditës së sotme do të zëvendësohen nga një mot me shi pasditen e nesërme dhe përgjatë gjithë ditës së mërkurë.

Meteorologia Bani thekson se dita e mërkurë është një ditë jo shumë e favorshme për plazh pasi do të kemi rrebeshe të shpeshta shiut në të gjithë territorin e vendit. Pas të enjtes do të kemi një rikthim të temperaturave të larta ku java e ardhshme do të jetë akoma më e nxehtë me temperatura deri në 39-40°C.

“Kjo javë ka nisur me diell, por dielli do të jetë prezent deri ditën e nesërme në mesditë. Mbrëmjen e ditës së nesërme do të kemi rikthim të vranësirave. Ditën e mërkurë deri në momentin e pasdites do të kemi një mot me rrebeshe shiu dhe vranësira pothuajse në të gjithë territorin e vendit.

Nuk do të jetë një ditë e favorshme për plazh si pasojë e reshjeve dhe uljes së temperaturave. Ditën e sotme edhe deri nesër në mesditë do të kemi temperatura 37-38°C.Ditën e mërkurë do të kemi rënie të temperaturave të cilat do të rriten sërish pas ditës së enjte. Temperaturat e larta pritet që të shkojnë deri në 38- 39°C në javën e ardhshme,” sqaroi Adiola Bani për Fax News.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan! Po riparonte llambën elektrike, 56-vjeçari bie nga vinçi

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Elbasan, teksa një 56-vjeçar ka mbetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vrasë bashkëshorten, përfundon në pranga 50-vjeçari në Rrogozhinë, i shpallur në kërkim

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim pasi tentoi të vrasë gruan e tij është arrestuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Iku nga shtëpia dhe nuk u kthye më”, burri “ngre në këmbë” policinë: Më gjeni gruan!

Një 43-vjeçar ka shkuar në Komisariatin e Policisë së Durrësit, ku ka kallëzuar zhdukjen e…

LEXO ME SHUME