Categories Lajme

Metereologët: Si do të jetë moti për pesë ditët e ardhshme

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka njoftuar mbi parashikimin e motit për këtë javë. Gjatë ditëve të para moti do të jetë i qëndrueshëm por me temperatura të ulëta. Gjatë të mërkurës, sipas SHMU-së, do të ketë shtim të vranësirave por me reshje me intensitet të ulët. Në ditët e fundit të javës nuk do të mungojë shiu, bora në zonat malore dhe era e fortë.

Njoftimi i plotë i Shërbimit Meteorologjik Ushtarak: Përshëndetje nga Sh.M.U dhe më poshtë po ju njohim me parashikimin e motit për këtë javë! Duke bërë një panoramë të përgjithshme rreth parashikimit të motit për këtë javë ajo që vihet re është moti me luhatjet e tij. Më konkretisht: Ditën e nesërme (Martë) moti parashikohet i kthjellët dhe i acartë me temperatura në vlera negative në orët e mëngjesit.

Mesi i javës sjell ndryshime si në fushën termike ashtu dhe pranisë së reshjeve. Nga e Mërkura parashikohet shtim i vranësirave si dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Temperaturat do të pësojnë rritje duke mbetur në vlera negative vetëm në zonat malore.

Ditën e Enjte do të mbeten prezente vranësirat si dhe reshjet e shiut të herëpashershme me intensitet të ulët deri dhe mesatar në veri dhe jug. Në lartësitë mbi 1000 metër në zonat malore reshje të dobta dëbore. Dita e Premte parashikohet me reshje shiu të herëpashershme me intensitet deri mesatar. Në lartësitë mbi 900 metër në zonat malore reshje të dobta dëbore.

Për tu theksuar është dita e Shtunë pasi parashikohet me reshje shiu të vazhdueshme me intensitet mesatar, ndërsa në zonën e veriut dhe atë jugore reshjet e shiut do të jenë me intensitet të lartë. Në lartësitë mbi 500 metër në veri – verilindje dhe lartësitë mbi 800 metër në juglindje reshje të dendura dëbore. Dita e Premte dhe e Shtunë pritet të kenë erë të fortë dhe intensive me drejtim nga kuadrati i jugut problematike në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare duke u shoqëruar me valëzim të forcës 5 deri në 7 ballë!!!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Bie nga biçikleta, ndërron jetë 76-vjeçari

Një person në Korçë ka rënë nga biçikleta dhe ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dibër, shiste lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 30-vjeçari

Dibër, shiste lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 30-vjeçari. Në zbatim të masave të përcaktuara…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sekuestrohen pasuri, biznes dhe 97 makina në Shkodër

Me kërkesë të prokurorisë, Gjykata e Shkodrës vendosi sekuestrimin e pasurisë të A.Gjolaj dhe të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë-Video\ Lëvizte i armatosur,arrestohet 34 vjeçari në lagjen “Uji i Ftohtë”

Vlorë/ Në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AMP: Kultivuan bimë narkotike, pranga kryeplakut dhe djalit të tij

Me urdhër të Gjykatës, AMP ka vënë në pranga dy persona. Janë arrestuar kryeplaku i…

LEXO ME SHUME