fbpx
Lajme

Mezini: Maska në rrugë s’të mbron, shifrat rekord nga rritja e testimeve

Mjeku pneumolog Arjan Mezini foli për situatën  e pandemisë në vend, ndërsa ditët e fundit ka një rekord të infektuarish. Gjatë bashkëbisedimit me gazetaren Juli Xhokaxhi, Mezini u ndal edhe tek vendimi më i fundit i qeverisë për mbajtjen e maskës me detyrim edhe në ambiente të hapura. Në gjykimin e tij, mjeku shprehet se maska në rrugë nuk të mbron, pasi sipas tij ende nuk ka dalë një studim që mund ta faktojë. Sipas tij, duhet të rritet numri i testimeve. Mezini shton se rritja e numrit të të infektuarve është e pritshme pasi është rritur edhe numri i testimeve.

Unë si profesionit kam bindjen e plotë që nuk do të sjellë asgjë. Nuk ka evidenca që maka në rrugë të ndihmon. Nuk kam parë asnjë studim. Nuk e di pse është vendosur dhe ku do dalë. Para se të shkojmë te maska në rrugë ne duhet të bëjmë detyrën tonë si shtet. Ne këtë pjesë nuk e bëjmë. E shikoni që janë rritur testimet dhe janë rritur numrat. Unë nuk e kuptoj ne u themi mbaje maskën në rrugë dhe në lokal hiqe. Në karantinë duhet të ishim përgatitur për të testuar sa më shumë. Duhet të krijoni protokollet e sigurisë në punë. Ne këto nuk i bëmë.

Këto numra nuk më trembin se me siguri kanë qenë. Imagjino të bëhen 200 teste do të jetë ai numri optimal. Pres të rrjedhë kjo situatë. Nuk besoj se do të ketë ndonjë kërcim të madh, janar-shkurt do jetë më vështirë. Spitali nuk është zgjidhje. Zgjidhja është që shteti të bëjë detyrën e vet të testojë shumë. Nga ana tjetër njerëzit të bëjnë punën e vet, distancimi fizik, përdorimi i  maskës në ambiente të mbyllura. Covid 3 dhe 4 për mua duhet të ishin hapur  që të krijohet pak frymëmarrje. Protokolli më i mirë është një pacient një dhomë. Të hapin 3 dhe 4 që të ulin ngarkesën virale. Shteti duhet të bëjë këto detyrime dhe pastaj të kalojë tek maska në rrugë”, tha mjeku.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button