Categories Lajme

Mihal Kokëdhima përlotet para kamerave në një rrëfim të ndjerë

Videoja ku Mihal Kokëdhima, pronar i restorantit ‘Panorma’ në Porto Palermo, hipte sipër një makine me turistë spanjollë dhe i dhunonte, tronditi opinionin publik vitin e kaluar. Por në gusht të këtij viti Kokëdhima u rikthye sërish në vëmendje pasi është filmuar duke u bërtitur disa pushuesve që kishin kaluar një gardh në breg të detit në një pronë të zaptuar nga ai.

Mënyra si ai iu flet këtyre personave është me fyerje dhe sharje nga më të ndryshmet. “Ik nga prona ime gjej rrugën nga të duash, ik ore pis o lango, ore qen hajde këtu po ta mbajti si mund të hipësh mbi gardh unë e kam rrethuar”, dëgjohet duke thënë në video Kokëdhima. Lidhur me këtë ngjarje, Kokëdhima ka folur në intervistën ekskluzive për “Shqipëria Live” ku u shpreh se “këto janë gjëra kaq të ulëta, janë idiotizma, poshtërsia”.

“Unë ë rrethova pronën time, edhe në dijeni të policisë. Kur isha në burg ishin futur të gjithë. Unë isha këtu, e ju them ku shkoni, e ata më rrinin e më shikonin. I pyesja se çfarë donin, e ju thosha shkoni mbrapa se do më shkátërronin gardhin. Ata u larguan duke sharë e shava edhe unë. Edhe unë kam ndjenja. Jam i rrënuar psikologjikisht.

Po të më thoshte më fal do të ngrija duart, por ata shanë. Edhe ármët më kanë nxjerrë, më kanë thënë se do të vrasim. Erdhi policia të nesërmen dhe më pyeti se çfarë ndodhi, thashë skam gjë. Shkátërrova veten time në radhë të parë. Ata ta shqyejnë gardhin e unë do ta rregulloj vazhdimisht derisa të vinë ditë të bukura edhe për ne, këto fjalë janë të sinqerta. I dua të gjithë, i dua njerëzit”, tha ai me lot në sy. “Nuk e meritoja këtë dënim. Nuk kam çfarë të them tjetër. Nuk bëra asgjë. Çdo kush mund të reagonte si unë”, përfundoi rrëfimin Mihali.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME