Categories Lajme

Mijëra euro dhe ilaçe kontrabandë në një kamion në Portin e Durrësit, procedohet penalisht 53-vjeçari (EMRI+DETAJE)

Policia Kufitare e Durrësit, ka goditur një rast të kontrabandës me medikamente mjekësore dhe mosdeklarim të të hollave në kufi. Shërbimet e policisë kufitare në Portin e Durrësit, kanë kaluar për kontroll të imtësishsëm kamionin që drejtohej nga Anastas Mërtiri 53 vjeç.

Gjatë kontrolleve në mjet, në kabinë, janë gjetur e sekuestruar një sasi medikamentesh të pashoqëruara me dokumentacionin përkatës si dhe 10.500 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar. Mërtiri është proceduar penalisht nga Policia, ndërsa materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

Port, Durrës. Policia Kufitare godet një tjetër rast të kontrabandës me medikamente mjekësore dhe mosdeklarimit të të hollave në kufi. Sekuestrohen një sasi ilaçesh të pashoqëruara me dokumentacionin përkatës dhe 10.500 euro të padeklaruara.

Procedohet penalisht poseduesi.

Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK, Port Durrës, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar për kontroll më të imtësishëm një mjet kamion që drejtohej nga shtetasi A. M.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet, në kabinën e kamionit, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi medikamentesh të pashoqëruara me dokumentacionin përkatës si dhe 10.500 euro të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar.

Në vijim të veprimeve nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, u procedua penalisht për veprat penale “Kontrabandë me mallrat e licensuar” dhe “Mosdeklarimi i të hollave në kufi”, shtetasi Anastas Mertiri pasi iu gjetën një sasi në euro dhe medikamentesh, 53 vjeç, banues në Durrës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME