Categories Lajme

Mijëra të pastrehë dhe miliarda euro dëme nga përmbytjet nga Itali

Përmbytjet katastrofike në Itali kanë më shumë se 20 mijë të pastrehë. Pamjet me dron të xhiruara mbi Cesena në rajonin e goditur nga përmbytjet treguan banorët duke pastruar baltën nga rrugët e përmbytura ndërsa përpiqen që të shpëtojnë disa prej sendeve të tyre.

Dëmet janë të pallogaritshme pasi shirat e fuqishme kanë shkatërruar çdo gjë. Gjithçka është zhdukur edhe për shqiptarin Klodian Çepa.

E shihni, ne duhet të bëjmë gjithçka. Duhet të bëjmë gjithçka nga fillimi. Librat, të gjitha dokumentet, të gjitha rrobat. Ata janë zhdukur të gjithë. Ata thonë se duhet të dilni, duhet të dilni nga shtëpia.”

“Gjithçka ndodhi papritur. Çdo gjë ndodhi në pesë minuta uji vërshoi në shtëpitë tona duke marrë përpara çdo gjë.”

Dëme me miliarda euro ndërsa qeveria italiane ka kërkuar ndihmë nga Bashkimi Europian. Ministri i Mjedisit, Gilberto Pichetto, ishte në Bolonjë dhe premtoi aktivizim të shpejtë të fondeve për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve në të gjitha zonat e prekura. Qeveria pritet që javën e ardhshme të caktojë një shtesë prej 20 milionë eurosh për Emilia-Romagna.

Ekspertët mjedisorë janë shprehur se Italia është një territor shumë i brishtë dhe sipas tyre duhen marrë masa të menjëhershme për të frenuar katastrofa të tilla jo vetëm mjedisore por edhe njerëzore. Sipas tyre kjo nënkupton krijimin e zonave mbrojtëse si basenet e zgjerimit, pra zona të dedikuara për zgjerimin e lumenjve kur ata janë të mbushur.

Ndërkaq bilanci i viktimave ka arritur në 13, mbi 30 mijë janë zhvendosur ndërsa alarmi i kuq për shkak të situatës do të të vijojë të mbetet në fuqi. Kjo është hera e dytë që këtë muaj Emilia-Romagna goditet nga moti i keq, ku dy persona humbën jetën në fillim të majit për shkak të stuhive të fuqishme. Muajt e tërë të thatësirës sipas meterologëve kishin zvogëluar kapacitetin e tokës për të thithur ujin dhe duke përkeqësuar përmbytjet.

Përmbytjet kanë gjunjëzuar gjithashtu edhe shumë ferma ndërsa qindra bagëti kanë ngordhur. Kjo është perspektiva e trishtueshme me të cilën përballen shumë fermerë në Lugo. Në komunën e Ravenës, e prekur nga përmbytjet e lumenjve Senio dhe Santerno, uji ka arritur shumë përtej niveleve.

Mijëra hektarë tokë të përdorur për kultivimin e kumbullave, dardhave, mollëve, kivit, drithërave, fidanishteve, perimeve janë shkatërruar. Zyrtarët e ministrisë për emergjencat thanë se në harkun kohor të 72 orëve ka rënë mbi 500 milimetra shi. Kjo është gjysma e sasisë që bie gjithë vitin në rajonin e Emilia Romanjës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Enjte, 18 Prill 2024

Dashi Do të përfshiheni në një debat mjaft të ndezur, i cili rrezikon që të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E TRISHTË! Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme pedagogia

Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme pedagogia e Departamentit të Matematikës në Fakultetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vendimi/ Gjyqi i Safet Gjicit dhe Alma Kaçit: Filmimi u pagua nga Abedin Oruçi

GJKKO ka zbardhur vendimin e arsyetuar që dënoi më 2 vite burg ish-kryebashkiakun e Kukësit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hemofilia, sëmundja që prek meshkujt në Shqipëri

250 pacientë jetojnë me hemofili në Shqipëri. Sëmundja e gjakut që trashëgohet nga nëna, shfaqet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U konfliktuan fizikisht dhe dëmtuan dhomat e zhveshjes pas ndeshjes, procedohen penalisht 4 futbollistët

U konfliktuan fizikisht dhe dëmtuan ambientet e dhomave të zhveshjes, pas përfundimit të ndeshjes së…

LEXO ME SHUME