Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të marte, në aksin rrugor Milot-Rrëshen, rreth orës 16:55, ku dy makina janë përplasur me njëra tjetrën. Si pasojë e aksidentit janë lë nduar 4 persona, të cilët janë transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë.
Njoftimi i policies , Kurbin/Informacion paraprak Rreth orës 16:55, në aksin rrugor Milot-Rrëshen, në Skuraj, automjeti tip “Renault” është përplasur me mjetin tip “Ford”, ku si pasojë kanë marrë dëmtime 4 shtetas dhe janë transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.