fbpx
Lajme

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi, “habit dynjanë”: Valët e muzikës përçojnë virusin!

Ministri i Turizmit në Republikën e Shqipërisë, Blendi Klosi, ka bërë një deklaratë-zbulim të padëgjuar ndonjëherë, që ka shkaktuar habi të madhe në mbarë vendin.

I ftuar në “Report TV”, duke folur për turizmin dhe virusin që nuk po largohet, Klosi ka deklaruar se “valët e muzikës e përçojnë virusin”, një deklaratë e habitshme dhe shumë e guximshme, të cilën nuk do ta merrte përsipër as doktori i njohur, Pëllumb Pipero, që është eksperti kryesor dhe fytyra më e rëndësishme e komunikimit publik në këtë pandemi.

“Nuk duhet t’ia bëni pyetjen ministrit të turizmit, se për politikat e turizmit do ishte shumë mirë që të ishin të hapura, por kjo pyetje duhet bërë ekspertëve, që gjykojnë se zonat me muzikë dhe kjo është e vërtetuar  janë zonat ku virusi hapet më shumë se në çdo vend tjetër pasi valët e muzikës janë ato që përçojnë virusin, në distancat që jemi ne të dy mund të mos ketë përçim, në distancat ku ka valë muzike përhapja e virusit është më e madhe. Dhe në ambientet me muzikë sidomos ku përdoret pika alkoolike, njerëzit duke qenë më pranë njëri tjetrit, lëshohen më shumë”, tha Klosi në Report Tv. /TPZ.al/

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button