Categories Lajme

Ministria e Jashtme ka një njoftim te rëndësishem për shqiptarët në Greqi

Fluksi i kërkesave për pasaportë dhe kartë identiteti të shqiptarëve që jetojnë në Greqi ka krijuar një situatë të pazakontë të radhëve të gjata në ambasadën greke, çka ka detyruar Ministrinë e Jashtme të ngrejë një grup të posaçëm pune. Zv.ministri i Jashtëm, Etjen Xhafaj tha për A2 se stafi në zyrat e Selanikut e Athinës është dyfishuar, e kërkon të vijohet me aplikimet në portalin e-albania dhe e-konsullata për të shmangur radhët.

“Po bëhet një vlerësim për nevojën për shërbime dhe për stafin që është në punë”, thotë Xhafaj. Aktualisht një pjesë e madhe e stafit diplomatik, pjesa më e madhe nuk janë me pushime, por duke ofruar shërbime. Në vendet ku është e përfaqësuar, zyrat shqiptare janë të gjitha të hapura.”-tha ai.

Sa i përket lëvizjeve të shqiptarëve drejt vendeve të BE, Xhafaj sqaron se kufizimet vazhdojnë, sa kohë BE reduktoi në 11 numrin e shteteve qytetarët e të cilëve mund të udhëtojnë drejt unionit. Kufizimi i lëvizjeve, nuk prek diplomatët, të cilët, sqaron Xhafaj kanë vijuar komunikimin me qëllim caktimin e një date për tryezën e parë ndërqeveritare Shqipëri-BE.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Mjekët pro dhe kundër projektligjit të ri për nënat surrogato, ja çfarë propozojnë

Projektligji i ri mbi shëndetin riprodhues, i cili ligjëron nënat surrogate në Shqipëri, po kundërshtohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri, vijon kontrolli i zonës për kapjen e 35 vjeçarit

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e djalit 10-vjeçar të zyrtarit të SHISH-it 12 vite më parë, dëshmitarët: E pamë me dy persona….

Emisioni “Në Shënjestër” i është rikthyer historisë së zhdukjes pa gjurmë të 10-vjeçarit Julian Çela…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sot merrni çadrat me vete! Rikthehen reshjet e shiut

Për ditën e Enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte kryesisht të paqëndrueshme atmosferike…

LEXO ME SHUME