Lajme

Ministria e Jashtme njofton masat e reja në Kakavijë: Do të kalojnë vetëm 400 persona në ditë

Pas Greqisë, edhe Ministria e Jashtme Shqitpare njofton masa të reja anti-Covid në Pikën Kufitare të Kakavijës.

MEPJ njofton të gjithë qytetarët se kjo pikë kufitare do të jetë e hapur në oraret 07:00-19:00, dhe jo deri në orën 23:00, siç ishte deri tani. Gjithashtu, do të kufizohet numri i personave që do të kalojnë, ku nga 750 që lejoheshin më parë, tani do të kalojnë 400 persona në ditë.

Njoftimi i plotë: Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton përforcimin e masave anticovid në Pikën e Kalimit në Kakavijë. Duke filluar nga data 1 mars e deri më 15 mars 2021:

– Pika Kufitare do të jetë e hapur nga ora 07:00 deri në orën 19:00, në vend të orës 23:00 që ishte deri tani. – Do të kufizohet më tej numri i personave që futet çdo ditë. Nga 750 persona, do të lejohen vetëm 400. – Ata që do të futen në Greqi do t’i nënshtrohen një testi të shpejtë, nga i cili nuk do të përjashtohen edhe shoferët e kamionëve apo mauneve. 

Të gjithë ata që do të testohen pozitiv, nuk do të lejohen të hyjnë në Greqi, ndërkohë që ata që hyjnë, do t’i nënshtrohen një karantine të detyrueshme 14 ditore, nga 7 ditë që ishte deri më tani. MEPJ rikujton se Pikat e Kalimit në Kosovë, Maqedoni dhe Malin e Zi vijojnë të jenë të hapura dhe shtetasit shqiptarë mund të udhëtojnë drejt këtyre vendeve, pa pasur nevojë për PCR test negativë dhe pa iu nënshtruar masave të izolimit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: