Lajme

Ministria e Mbrojtjes: Forcat e Armatosura do ndërtojnë urën e Vanës, për 5 ditë

Ministria e mbrojtjes ka njoftuar ditën e sotme se Forcat e Armatosura shqiptare kanë marrë përsipër të riparojnë urën e fshatit Vanë të Delvinës brenda 5 ditëve. Ura në këtë fshat u dëmtua nga prurjet e lumit të Kalasë pas reshjeve të shumta ditët e fundit. Xhenierët dhe mjetet e Forcave të Armatosura kanë mbërritur në fshatin Vanë të bashkisë Delvinë për të riparuar urën e dëmtuar nga prurjet e tepërta të lumit të Kalasë.

“Prurjet e tepërta të kësaj jave dëmtuan njërën prej këmbëve të urës ekzistuese, e cila u shemb si pasojë e përmbytjeve në dhjetor të vitit 2017, ndërkohë që konstruksioni metalik i urës tip “bailey”, i ndërtuar nga Forcat e Armatosura menjëherë pas shembjes, nuk ka pësuar asnjë dëmtim.

Efektivët e Forcave të Armatosura kanë marrë përsipër ta riparojnë për rreth 5 ditë urën e gjatë 33 m, në të cilën kalojnë përditë rreth 400 banorë të fshatit Vanë”, ka njoftuar ministria e Mbrojtjes./abcnews.al

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button