fbpx
Lajme

Ministria e Shëndetësisë: 194 të shëruar, 152 raste të reja dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit, 8 raste në Vlorë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka informuar se brenda 24 orëve të fundit janë identifikuar 152 raste të reja me COVID-19. Flutura Beqo, ekspertë pranë ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale theksoi sot se “ në 24 orët e fundit janë kryer 1008 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 152 qytetarë të prekur nga virusi Sars-Cov2. Janë shëruar 194 qytetarë duke e çuar në 8536 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki : 45 raste në Tiranë, 20 në Korçë, 9 në Shkodër, nga 8 raste në Vlorë, Pogradec, 7 në Kavajë, nga 6 raste në Fier, Berat, 5 në Durrës, 4 në Lushnjë, nga 3 raste në Pukë, Mirditë, Përmet, Skrapar, nga 2 raste në Lezhë, Tropojë, Mat, Gjirokastër, Divjakë, Dibër, Kolonjë, nga 1 rast në Krujë, Kurbin, Devoll, Rrogozhinë, Ura Vajgurore, Malësi e Madhe, Bulqizë, Kuçovë”.

Sipas Beqos, aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 200 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

“Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID-19, një 56-vjeçar nga Tirana, një 63-vjeçar nga Bulqiza, një 67-vjeçar nga Klosi”, bëri të ditur Beqo.

“Ministria e Shëndetësisë bën thirrje qytetarëve se në rast se dyshoni se jeni të prekur nga COVID-19 dhe keni shenja të sëmundjes, të telefononi menjëherë Urgjencën Kombëtare në numrin 127 ose në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun tuaj të familjes. Menjëherë sapo të shfaqen shenjat e para, duhet të vetizolohen dhe të këshilloheni me mjekun e familjes. I bëjmë thirrje çdo qytetari për të mbajtur maskën kudo në ambiente të mbyllura apo ku nuk ruhet distanca, të ruani distancimin fizik dhe higjienën personale. Në këtë situatë të pazakontë, detyra dhe përgjegjësia e secilit është të zbatojë rregullat e thjeshta, të ruajë veten dhe të afërmit”, apeloi Beqo.

COVID-19 – Statistika (3 Tetor 2020) Raste të reja ditore 152 Të shëruar ne 24 orë 194 Humbje jete në 24 orë 3 Testime ditore 1008 Testime totale 91146 Raste pozitive 14117 Raste të shëruara 8536 Raste Aktive 5189
Humbje jete 392 (Qarku Tiranë 186, Durrës 46, Shkodër 41, Elbasan 27, Fier 22, Korçë 19, Lezhë 16, Kukës 11, Dibër 10, Vlorë 8, Gjirokastër 4, Berat 2).
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2638 Durrës 571 Shkodër 392 Elbasan 254 Lezhë 265 Korçë 242 Fier 224 Vlorë 189 Kukës 142 Berat 118 Dibër 94, Gjirokastër 60

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button