fbpx
Lajme

LAJM I FUNDIT/ Qeveria ashpërson masat, mbyllen baret dhe restorantet në të gjithë vendin (Urdhëri)

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vendosur të përshkallëzojë masat për sa i përket përballjes me pandeminë e koronavirusit, duke urdhëruar mbylljen e një sërë aktivitesh biznesi në rang vendi.

Urdhëri më i ri i autoriteteve është dhënë së fundmi dhe konsiston në mbylljen e bareve, restoranteve, lokaleve që ofrojnë shërbim për klientët në të gjithë vendin deri më datën 03.04.2020.

Ndërkohë, është vendosur që përjashtim do të bëjnë disa kategori ku përfshihen shërbimi në banesë por konform rregullave higjenike, shërbimi vetëm për qytetarët e akomoduar ndërsa ndalohet shërbimi për qytetarët që nuk janë klientë.

Urdhëri mban firmën e Ministres, Ogerta Manastirliu.

Kujtojmë se një vendim i tillë ishte marrë më herët ndaj bizneseve në zonat me rrisk të lartë dhe ku janë shfaqur rastet e personave të prekur nga koronavirusi si dhe Tirana, Durrësi.

Ministria e Shëndetësisë ka nxjerrë urdhër për mbylljen e bareve, restoranteve, lokaleve, fast food dhe kufizimin e shërbimeve që ofrohen nga strukturat akomoduese në funksion të klientëve! #BashkëDoJaDalim #PanikJO #KujdesPO

   

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button