Categories Lajme

Ministria e Shëndetësisë shkarkon mjeken dhe kërkon heqjen e licencës

Ministria e Shëndetësisë ka shkarkuar nga puna mjeken e familjes pranë ambulancës së fshatit Gradisht në Lushnjë, Elona Naço. Rasti i mjekes, e cila jepte certifikata vaksinimi për 50 euro, pa kryer vaksinën, u denoncua një ditë më parë nga emisioni investigativ ‘Fiks Fare’. Ministria e Shëndetësisë bën me dije po ashtu se ka kërkuar edhe heqjen e licencës së mjekes, duke e konsieruar veprimin e saj kriminal. “Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dënon me forcë ngjarjen e rëndë të denoncuar nga emisioni “Fiks Fare”, të lëshimit të çertifikatës së vaksinimit kundrejt pagesës, pa kryer vaksinimin e qytetarit, nga mjekja e qendrës shëndetësore të fshatit Gradisht të Lushnjes.

Sa më sipër, Ministria e Shëndetësisë ka marrë masën e menjëhershme të shkarkimit nga detyra të mjekes me inicialet E. N. Duke e konsideruar këtë akt, një veprim kriminal, shkelje të rëndë në dëm të shëndetit të qytetarëve dhe shëndetit publik të popullatës në situatën e pandemisë, Ministria e Shëndetësisë do t’i kërkojë Urdhrit të Mjekut, heqjen e licensës së ushtrimit të profesionit për mjeken në fjalë”, thuhet në reagimin e Ministrisë. Po ashtu bëhet me dije se janë marrë edhe masa për lirimin nga detyra të drejtorit të qendrës shëndetësore Gradisht. “MSHMS inkurajon organet kompetente t’i shkojnë deri në fund investigimit dhe ndëshkimit të çdo akti korruptiv, që baltos punën e mijëra mjekëve dhe infermierëve, si dhe cenon shëndetin publik të popullatës”, përfundon reagimi i Ministrisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emri/ Ngjarja e rëndë: 29-vjeçarja nga Lushnja rreh vjehrrin

Një 29-vjeçare nga Lushnja ka dhunuar fizikisht vjehrrin e saj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje/ U dënua për aksidentin tragjik me 5 të vdekur, përfiton nga amnistia Rexhina Celhaka! Lot e përqafime me të atin te dera e burgut

Bedri Celhaka mundi ta përqafonte për herë të parë pas 3 vjetësh jashtë hekurave, vajzën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hajdutët shënjestrojnë makinat, tre raste në pak ditë në një fshat në Klos

Banorët e fshatrave të Xibrit në Bashkinë e Klosit po ndjehen të pasigurtë çdo ditë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ “Ndihmë-ndihmë” – Maja hyn në banesë duke thyer derën, por ia merr ulërimave nga ballkoni pa e prekur njeri, ish bashkëshorti filmon gjithë skenën: Largohu!

Pas lajmit se këngëtarja e muzikës popullore “Maya” ishte dhunuar nga bashkëshorti i saj nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Amnistia penale/ Drejtori i IEVP Vlorë jep lajmin: Mund të përfitojnë dhe të tjerë të dënuar në ditët në vijim

Edmond Leka, drejtor i IEVP Vlorë, thotë se në ditët e ardhshme mund të ketë…

LEXO ME SHUME