fbpx
Lajme

Ministrja e Arsimit takon 3-vjeçarin me aftësi të rralla, lexon rrjedhshëm dhe shkruan

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka takuar sot një fëmijë me aftësi të rralla për sa i përket moshës së tij. “Dje një zyrën time prita një të ftuar super të veçantë bashkë me prindërit e tij, Eljo 3-vjeçar nga Elbasani, që gëzon dhunti e aftësi të rralla.
Ai lexon rrjedhshëm, numëron dhe shkruan madje edhe fjalë të vështira” – shkruan ministrja Kushi në Facebook.

Kushi nënvizon zhvillimin e veçantë që ka Eljo dhe gadishmërinë e ofruar për ta ndihmuar në vijim: “Është shumë e qartë që ai ka një tjetër zhvillim e nivel inteligjence në krahasim me shumicën e fëmijëve të moshës së tij. Prandaj, prindërve të tij i ofrova gjithë gadishmërinë time për t’i ndihmuar për çfarëdo është e nevojshme nëpërmjet specialistëve të ndryshëm, të cilët do të përcaktojnë edhe llojin e fushës ku Eljo i vogël e i madh ka nevojë për t’u mbështetur” – shprehet Kushi.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button