Categories Lajme

Miratohet projektligji “Për të huajt”/ Hodaj: Së bashku me ligjin për shtetësinë dhe azilin, disiplinon trajtimin e të huajve

Komisioni për Integrimin Europian, në drejtimin e nënkryetares, Senida Mesi, miratoi në mbledhjen e sotme projektligjin “Për të huajt”. Komisioni e shqyrtoi këtë projektligj në cilësinë e komisionit për dhënie mendimi.

I pranishëm në mbledhjen e sotme për paraqitjen e projektligjit ishte zëvendësministri i Brendshëm, Julian Hodaj dhe drejtues të tjerë lartë të kësaj ministrie.

Pas miratimit të procesverbalit të mbledhjes së datës 10 maj, zëvendësministri Hodaj listoi për komisionin disa nga risitë e projektligjit.

Ai u shpreh se projektligji vjen si paketë e planifikuar nga Këshilli i Ministrave në Programin Analitik 2020, që së bashku me ligjin për shtetësinë dhe azilin, disiplinojnë trajtimin e të huajve në të gjitha aspektet.

Puna për projektligjin, sipas zëvendësministrit Hodaj, datonte prej majit të vitit 2020. Ligji, sipas zëvendësministrit, sjell rregullimin e regjimit të hyrjes, të qëndrimit, të punësimit dhe të daljes të të huajve në dhe nga Republika e Shqipërisë; përafrimin e legjislacionit për migracionin, me direktivat përkatëse të Bashkimit Europian; përmirësimin e fushës të të drejtave të të huajve, në drejtim të mbrojtjes së emigrantëve dhe anëtarëve të tyre të familjes, refugjatëve, azilkërkuesve; garantimin e hyrjes në programe dhe shërbime integrimi për të huajt; përmirësimin e  mekanizmave të nevojshëm për lëshimin e vizave elektronike online, etj.

Pas diskutimeve dhe sugjerimeve nga deputetët e pranishëm në komision, komisioni e miratoi projektligjin.

Në vijim të zbatimit të masave protokollare antikovid, edhe mbledhja e sotme e komisionit u zhvillua përmes platformës elektronike të komunikimit, Cisco Webex.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aeroporti Tiranës mirëpret fluturimet direkte për në Amsterdam me Transavia

Qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë direkt drejt Amsterdamit, falë fillimit të operimit të linjës ajore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari shpëton kinezen nga zjarri, ajo tenton të rifutet në banesë. Policia i zbulon drogë në shtëpi…

E shpëtuan nga zjarri, por përfundoi në pranga. Arsyeja? Kishte drogë në shtëpi. Është kjo…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mori peng vëllezërit Beqiraj, arrestohet Agron Bejdolli, krahu i djathtë i “Rrumit të Shijakut”

Sektori i Krimeve të Rënda në Durrës ka bërë të mundur arrestimin e Agron Bejdollit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makinat plot me paund drejt vendit tonë, si i lanë hetuesit britanikë të lirë 4 shqiptarët për t’i futur në ‘grackë’

4 anëtarë të dyshuar të një grupi të organizuar kriminal, të specializuar në trafikun e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me vranësira dhe reshje shiu, ulen temperaturat

Një qendër ciklonike po zbret drejt Mesdheut ku presim të ndikojë Gadishullin e Ballkanit dhe…

LEXO ME SHUME