Një masiv shkëmbor është shkëputur nga faqja e malit dhe ka rënë në oborrin e banesës në fshatin Katund i Vjetër në Mirditë, në shtëpinë e familjes Lesi.
Shkëmbi i përmasave të mëdha u shkëput nga mali dhe ra fare pranë banesës së tyre. Ngjarja ndodhi gjatë natës dhe fatmirësisht nuk pati të lënduar, pasi guri i përmasave të mëdha ndaloj pak centimetra para se të përplaset me murin e shtëpisë.
Në momentin e ngjarjes pjesëtarët e familjes Lesi kanë qenë në gjumë, por duke qenë se guri ka rënë nga një distancë prej disa metrash tronditja dhe zhurma e shkaktuar ka qenë mjaft e fortë.