Lajme

Mirditë, Vatër e madhe zjarri, ndërhyrja e zjarrfikësve është e pamundur

Rritja e temperaturave ka bërë që të rikthehen vatrat e zjarrit. Një vatër e madhe zjarri është regjistruar ditën e diel në një zonë malore në Mirditë.

Prej disa orësh flakët e zjarrit po shkaktojnë dëme të mëdha në të gjithë zonën me pyje dhe shkurre në vendin e quajtur “Malet e Bulshares” në Orson.

Temperaturat e larta të ditëve të fundit dhe era kanë bërë që zjarri të përhapet me shpejtësi duke djegur një sipërfaqe të madhe. Mësohet që ndërhyrja e zjarrfikësve është pothuajse e pamundur për shkak të terrenit të thyer ne mal.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: