Lajme

Mirditë,vihet në pranga 30-vjeçari

Policia e Mirditës parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti për motive pronësie duke arrestuar një 30-vjeçar për kanosje. Shërbimet e Policisë Mirditë, pasi kanë marrë njoftimin për një konflikt mes fqinjëve në fshatin Kthjellë e Epërme, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit dhe vënien në p ranga të shtetasit Besmir Caka, 30 vjeç, banues në Kthjellë e Epërm, Mirditë.

Ky shtetas ka kanosur për motive pronësie, me një armë gjahu që e mbante pa leje në banesë, shtetasit Gj. P., D. P., R. P. dhe L. P.

Gjithashtu, nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Gjergj Brunishta, banues në Shkodër, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases M. B. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: