Categories Lajme

Mirela Kumbaro shpjegon pr/ligjin për përgjegjësinë e prodhuesit: Do të jetë përmbysje e mentalitetit

Tokën nuk e kemi të trashëguar, ua kemi marrë  borxh fëmijëve, kështu që duhet t’ua lëmë atyre të pastër”, këtë shprehje të huazuar nga Antoine Saint-Exupery, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, e solli në emisionin “E Diela Shqiptare” teksa po diskutohej për mjedisin dhe problemet që ka ai.

Ndër të tjera ajo ka treguar edhe për një ligj që pritet të miratohet këtë vit, i cili do të ndihmojë në zbutjen e ndotjes së mjedisit.

Ardit Gjebrea: Cila është sfida juaj?

Mirela Kumbaro: Sfida jonë është që të  ulim hendekun midis akteve ligjore dhe zbatueshmërisë. Le të themi që në raport me këtë listë të gjatë të ligjeve dhe të detyrimeve ligjore që kemi për legjislacionin evropian në fushën e mjedisit ne jemi diku te 60-70% me zbatueshmërinë jemi diku te 10-15%.  Pra nuk është halli se nuk kemi ligje, është halli se niveli i ndërgjegjësimit të shoqërisë  për zbatimin e këtyre ligjeve është ende e ulët. Dhe lufta më e madhe është lufta e mentaliteteve.

Ne do të fusim një ligj të ri këtë vit, që është ligji për përgjegjësinë e zgjeruar të prodhuesit, me këtë ligj të gjithë prodhuesit të të gjitha kategorive  që nga shishet plastike deri te akumulatorët e baterive që mund të importohen, që nga prodhimi i tavolinave, deri te makineritë, çdo prodhues apo importues, produktesh industriale,  do të ketë detyrimin të gjurmojë mbetjet që prodhon, që  gjeneron aktiviteti  ekonomik.

Që do të thotë, ai që prodhon shishe uji dhe i shet, do ketë edhe  detyrimin t’i grumbullojë shishet pasi ato janë konsumuar.  Duke i grumbulluar do të detyrohet t’i riciklojë. Kjo do të bëhet përkundrejt pagesës, që do të thotë me këtë ligj të gjithë bizneset do të detyrohen të llogarisin një vlerë të shtuar për gjurmimin e produktit ku shkon.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME