Një punëtor i mirëmbajtjes së rrugëve është gjendur i pajetë në Gramsh. Gazetari Shkëlzen Henkoja raporton për BalkanWeb se Edmond Shtylla i moshës 45-vjeçare është gjetur i v dekur. Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes, por trupi i tij u gjet në vendin e quajtur ‘’Ura e Qerretit’’. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet e v dekjes.
Categories
Lajme