
Deputetja e Vlorës, Nada Meçorapaj ka ironizuar kryeministrin Edi Rama. Ky i fundit e ka bërë zakon tashëm që çdo mëngjes uron shqiptarët për një ditë të mbarë me një video nga investimet, apo projektet e “Rilindjes”. Deputetja Meçorapaj, duke marrë “hua” këtë zakon të kryeministrit, i ka uruar mirmëngjesi kryeministrit me pamje nga Vlora e përmbytur nga shirat.
Nga Nada Meçorapaj, deputete e Vlorës
Me keto pame nga Vlora i uroj Miremengjes Kryeministrit! Me cfare ka tepruar nga projektet e tjera te Rilindjes urbane u be i mundur venecizimi i Vlores.
Mezi presim fishekzjarrët qe do te ndriçojnë qiellin, detin dhe rrugët lumore te qytetit.
Mos harro gondolat!