Lajme

Mirëpritet nga banorët e zonës së lumit të Vlorës, deputeti Vullnet Sinaj: Faleminderit për mbështetjen tuaj të pakursyer

Vlorë- Në kuadër të takimeve me banorët e zonës së Vlorës, ditën e djeshme deputeti Vullnet Sinaj u mirëprit nga banorët e fshatit të Gjormit .

Deputeti Sinaj falenderoi banorët e këtij fshati për përkrahjen dhe mbështetjen që po i japin me përzemërsi në mandatin e tretë të PS. Sinaj shprehet ndër të tjera se ky do të jetë mandati i përmbylljes së procesit të rindërtimit dhe i mundësisë së vaksinimit anti-COVID për gjjthë shqiptarët.

“U mikpritëm në Gjorm nga banorët të cilët me përzemërsi shprehën mbështetjen për vijimësinë e qeverisjes së Partisë Socialiste në mandatin e tretë. Si forcë politike, ne ndoshta nuk jemi më të mirët, por më të mirë se ne nuk ka. Shqipëria nuk mund të rrezikojë të kthehet pas dhe të vendosë në krye të vendit një kukull në duart e të tjerëve. Së bashku me drejtuesin politik të PS për qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri konfirmuam se mandati i tretë do të jetë mandati i përmbylljes së procesit të rindërtimit dhe i mundësisë së vaksinimit anti-COVID për gjjthë shqiptarët. Faleminderit Gjormit për mbështetjen e pakursyer!”– shprehet deputeti Sinaj.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: