Lajme

Mishi i sufllaqeve mbahej në kushte skandaloze, AKU mbyll Fast Food-in

Ushqimet që konsumojmë nëpër Fast Food-e e dimë që nuk janë të shëndetshme, por përveç obezitetit apo sëmundjeve të tjera që mund të shkaktojnë, kanë edhe një problem tjetër.

Në vendin tonë ka shumë dyqane që ofrojnë këtë shërbim, të cilat nuk kanë kushtet elementare higjenike për të shërbyer.

Dy biznese të tilla në qytetin e Lezhës janë mbyllur sot pasi janë konstatuar nga AKU kushtet skandaloze higjenike në të cilat mbahej mishi për ushqimin që shërbehej.

Njoftimi i AKU:

“Në subjektin me aktivitet “përpunim prodhim mishi” i cili ishte i pa regjistruar në QKB kishte mungesë të kushteve të përshtatshme higjeno-sanitare si dhe produkte pa etiketë të miratuar. Ndaj subjektit “Fridion” u mor masa administrative e ndërprerjes së aktivitetit përpunues si dhe u bë bllokimi i produktit 200 kg mish derri, masë administrative me gjobë 1 350 000 lekë.
Në subjektin me aktivitet “Supermarket” u konstatuan kushte të rënda higjieno-sanitare, si dhe mungesë të plotë të dokumentacionit. Ndaj subjektit “Ardian Ndoj” u mor masë administrative gjobë, 400.000 lekë si dhe ndërprerje e aktivitetit deri në përmirësimin e shkeljeve të konstatuara.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast, çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në [email protected] si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam” Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët.”

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close