Categories Lajme

“Mishi i vendit do jetë më i shtrenjtë”/ Nuk kursehet Erion Braçe, lëshon ‘thumbin’ e radhës ndaj qeverisë…

Deputeti i PS-së, Erion Braçe ka vizituar mëngjesin e sotëm një fermë në Çermë, ku punon babai me dy djemtë e tij dhe kujdesen për rritjen e viçave. Aktualisht kanë 600 krerë viça por shqetësim të madh përbën rritja e çmimit të ushqimeve me të cilat ushqehen bagëtitë.

Në kritikën e radhës ndaj qeverisë, ish zëvendëskryeministri thotë se misri ka arritur në 56 lekë dhe himet në 34 lekë ndërsa gjithçka duhet ta ndalte Bordi, të cilin me ironi e cilëson si “i famshmi i monitorimit”.

Deputeti socialist bën me dije se në këtë kompleks prodhohet mish i freskët dhe i kontrolluar shëndetshëm, por do të shitet shtrenjtë sepse sipas tij “në Tiranë nuk e dinë që veç njerëzve, hanë ushqim edhe kafshët në prodhim”.

Në një video të postuar në Facebook tregon nga afër viçat ndërsa thotë se duhet ndihma e shtetit dhe i tregon qeverisë se për këtë punë janë.

“Sa herë pyesni veten, çfarë mishi po hamë? Tani edhe më shtrenjtë! Po natyrisht po hani edhe mish nga Argjentina, edhe mish nga Brazili. Por mishi i kontrolluar në këtë vend, në këtë kompleks, jo vetëm që nuk është si ai, por është i freskët, i kontrolluar shëndetshëm!

Ushqimi po bëhet i shtrenjtë, çdo ditë shtrenjtohet misri 56 lekë, elbi 58 lekë, hime 34 lekë, bërsi luledielli 34 lekë, soja 98 lekë, menyja e shtrenjtë që nuk dihet ku do të ndalet! Duhet ta ndalte Bordi! Por në Tiranë nuk e dinë se veç njerëzve, ushqim hanë dhe kafshët në prodhim, ato prej të cilave prodhohet mishi, qumështi, vezët!

Si është ajo shprehja?! Nuk ka kohë për mësim, duhet thjesht shërbim! Ndryshe djemtë e mirë që merren me bujqësi e blegtori do të jenë gjithnjë e më pak; humbja e tyre është humbja jonë. Dështimi i tyre përtej mundit e sakrificës është dështimi ynë, pikërisht se as e menduam, as u munduam për ta! Duhet ndihma e shtetit të ndihmojnë që të jetojnë me prodhimin në vend, të ndihmojnë të mbyllin ciklin e prodhimit e shërbimit këtu”, shkruan Erion Braçe.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME