Categories Lajme

“Mision i pamundur” Jeta e personave me aftësi të kufizuar në Vlorë

Jeta e personave me aftësi të kufizuara në Vlorë është e vështirë për vetë faktin se në këtë qytet nuk ka përshtatshmëri për personat me aftësi të kufizuar. Asnjë rrugë nuk ka rampa dhe as infrastrukturën e duhur për këtë kategori individësh. Kryetari i shoqates se tetraplegjikeve Hysen Muhameti  me aftësi të kufizuara tregon se vështirësitë  që ndesh në përditshmërinë e tij. “Akoma në qytetin e Vlorës, veç bulevardit kryesor, nuk ka ndonjë vënie dorë në rrugë apo në përshtatshmëri për personat me aftësi të kufizuara.

Të rralla janë institucionet në Vlorë që kanë bërë përshtatshmërinë. Qendrat e biznesit, siç janë kafenetë, lokalet e ndryshme të shërbimeve për qytetarinë nuk janë të përshtatura.  Në Lungomare nuk ka përshtatshmëri për personat me aftësi të kufizuar. Për shërbimet konkrete për personat me aftësi të kufizuar, as që bëhet fjalë, është jashtëzakonisht e vështirë.

Duhet të paraqitesh në sportelin e një institucioni.  Edhe nga pandemia, edhe nga aplikacioni E-Albania dhe në aplikacione të tjera që mund të hyjë një person me aftësi të kufizuara për të kërkuar shërbime, është jashtëzakonisht e vështirë sepse, ja siç jam unë përshembull, të shkoj tek  një qendër interneti, nuk hyj dot brenda”, tregon banori.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dibër, shiste lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 30-vjeçari

Dibër, shiste lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 30-vjeçari. Në zbatim të masave të përcaktuara…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sekuestrohen pasuri, biznes dhe 97 makina në Shkodër

Me kërkesë të prokurorisë, Gjykata e Shkodrës vendosi sekuestrimin e pasurisë të A.Gjolaj dhe të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë-Video\ Lëvizte i armatosur,arrestohet 34 vjeçari në lagjen “Uji i Ftohtë”

Vlorë/ Në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AMP: Kultivuan bimë narkotike, pranga kryeplakut dhe djalit të tij

Me urdhër të Gjykatës, AMP ka vënë në pranga dy persona. Janë arrestuar kryeplaku i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Soni Malaj dhe dy këngëtarë të njohur u ndaluan për 48 orë në Zvicër teksa po performonin

Një koncert i parashikuar që të mbahej në 13 prill në Zvicër me këngëtarë të…

LEXO ME SHUME