Categories Lajme

Mister! Gjendet i vdekur 18-vjeçari që ruante arkivolin e Mbretëreshës Elizabeth!

Britania e Madhe- Gjendet i vdekur ushtari 18-vjeçar Jack Williams. Ai ishte pjesë e procesionit që ruante arkivolin në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth, ndërsa ai u transportua në një karrocë nga Westminster Abbey, është gjetur i vdekur.

Në ditën e funeralit të Mbretëreshës, familja krenare e ushtarit publikoi pamjet video të trupave të kalorësisë që merrnin pjesë në ceremoni, duke thënë se djali i tyre “e bëri detyrën e tij për Mbretëreshën në udhëtimin e saj të fundit”.

Por vetëm disa ditë më vonë, nëna e tij e shkatërruar postoi një foto të djalit të saj, duke shkruar homazhe emocionale në Facebook: “Nuk e kisha menduar kurrë se do ta thoja këtë, por ne si familje jemi të gjithë të shkatërruar nga vdekja e papritur e djalit tonë të mrekullueshëm Jack Williams”.

Policia dhe reaguesit e parë vrapuan drejt kazermave në Knightsbridge, në qendër të Londrës, pasi alarmi u ngrit në orën 15:48 të mërkurën (28/9). Kur mbërritën në vendngjarje, 18-vjeçari u shpall i vdekur, siç raporton Daily Mail.

Policia tha se nuk po e trajton vdekjen e ushtarit si të dyshimtë. Një zëdhënës i ushtrisë tha: “Me pikëllim mund të konfirmojmë vdekjen e ushtarit Jack Burnell-Williams më 28 shtator në kazermat Hyde Park. Mendimet tona janë me familjen dhe miqtë e ushtarit në këtë moment të vështirë dhe kërkojmë që të respektohet privatësia e tyre”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan! Po riparonte llambën elektrike, 56-vjeçari bie nga vinçi

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Elbasan, teksa një 56-vjeçar ka mbetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vrasë bashkëshorten, përfundon në pranga 50-vjeçari në Rrogozhinë, i shpallur në kërkim

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim pasi tentoi të vrasë gruan e tij është arrestuar…

LEXO ME SHUME