Lajme

Misteri i modeles 24 vjeçare

Komuniteti lokal i Los Anxhelosit është i tronditur nga vdekja misterioze e modeles dhe aktores aspirante Christy Giles , trupi i pajetë i së cilës u “braktis” jashtë një spitali të qytetit pasditen e së shtunës së kaluar. Disa orë pasi u panë duke u argëtuar së bashku në një klub, 24-vjeçarja Christy Giles dhe stilistja 26-vjeçare Hilda Marcela Cabrales-Arzola u gjenden pa ndjenja në trotuare jashtë spitaleve të ndryshme në Los Anxhelos. Vdekja e modeles 24-vjeçare është konstatuar në vend, ndërsa sipas Daily Mail, stilistja aktualisht po trajtohet në gjendje kome dhe me pak shpresa për të mbijetuar. Bashkëshorti i Giles, Jan Cillers shprehet se ka parë një video që tregon tre burra të maskuar të veshur me të zeza duke mbërritur me një Toyota Prius pa targa jashtë Spitalit të Kalifornisë Jugore në Culver City dhe duke hedhur trupin e modeles jashtë.

Cillers pretendon se të njëjtët burra e lanë Cabrales-Arzola gjysmë të vdekur jashtë spitalit Kaiser Permanente në West Los Angeles dy orë më vonë. I dashuri Giles dyshon se vajza e re ra viktimë e shfrytëzimit të të huajve që e droguan, pasi në gjak ju gjet heroinë, por ai nuk beson se ajo do të merrte ndonjëherë drogë vullnetarisht. “Toksikologjia (e Cabrales-Arzola) tregoi gjithashtu se kishte heroinë në gjak një drogë që asnjë nga këto dy vajza nuk do ta merrte kurrë vullnetarisht, ” tha Cillers për ABC7. Cillers i tha të njëjtit rrjet se ai kishte marrë të gjitha mesazhet që Giles kishte shkëmbyer me dikë tjetër atë natë dhe zbuloi se 24-vjeçarja fatkeqe i kishte dërguar një mesazh Cabrales-Arzola rreth orës 17:30 të së shtunës, duke i shkruar “le të ikim nga këtu “.

Ky ishte mesazhi i fundit që e reja dërgoi para se të gjendej e vdekur jashtë spitalit 12 orë më vonë. Cilliers dhe Giles përdorën një aplikacion në telefonat e tyre që tregonte vendndodhjen e njëra-tjetres dhe aplikacioni zbuloi se vajza ishte në një apartament në perëndim të Los Anxhelosit herët në mëngjes të së shtunës. Cillers, i cili ishte në San Francisko ditën e vdekjes së dashurës së tij për të parë të atin, ka nisur një mbledhje fondesh në internet për të financuar një hetim privat për vdekjen e 24-vjeçares. Faqja në GoFundMe thekson se që nga e shtuna e kaluar, Cillers ka marrë shumë mesazhe nga gra me histori të ngjashme rrëqethëse, por që patën fatin të mbijetojnë pas asaj që u ndodhi. Vlen të theksohet se edhe nëna e modeles fatkeqe beson se vajza e saj (dhe shoqja e saj) ranë viktimë e akteve të drogimit dhe abuzimit seksual, ndërsa Cilllers nuk përjashton mundësinë e personave me lidhje me pornografi.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: