Dy persona janë arrestuar të mërkurën, pasi në rrugën ”Hoxhë Hasan Tahsini” në Mitrovicë vodhën një veturë me targa të Zvicrës, duke ikur në drejtim të Veriut. Rastin në polici e ka raportuar dje në mesditë një kosovar, ndërsa ka deklaruar se vlera e veturës është 50.000 euro,shkruan Arbresh.info.
E njëjta veturë siç bënë të ditur në raport Policia e Kosovës, ka shkaktuar aksident trafiku në Zveçan. Pas tretmanit mjekësor, për shkak të aksidentit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Arbresh.info/