Categories Lajme

Mitsotakis flet për çështjen e detit me Shqipërinë, ja çfarë thotë për një marrëveshje të mundshme

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka shprehur optimizëm se në muajt në vijim do të arrihet një marrëveshje me Shqipërinë në bazë të ligjit ndërkombëtar në lidhje me çështjen e detit.

Në një deklaratë për mediat nga samiti që mbahet në Tiranë mes liderëve të BE dhe Ballkanit Perëndimor, Mitsotakis tha se “jam optimist se dhe Shqipëria nga ana e saj do të bëjë pjesën e saj”.

“Në lidhje me çështjen e detit dhe referuar këtij problemi, sigurisht ne jemi duke tentuar të përfundojmë delimitmin e hapësirës detare. Ju e dini se kjo eshte nje diskutim ne vijim mes dy shteteve tona, me gjithë kompleksitetet ligjore dhe mendoj se kemi bërë progres të mirë përgjatë muajve të kaluar. 

Theksoj se nuk është një mosmarrëveshje që nuk gjen zgjidhje madje për këtë jemi duke punuar.

Duhet të theksoj se është një marrëveshje komplese por kemi bërë deri tani dy përparime të cilat do të bëhen publike.

Theksoj se mosmarrëveshja do të zgjidhet bazuar në të drejtën ndërkombëtare dhe në Gjykatën Ndërkomëbtare të Drejtësisë në Hagë. Jemi optimistë se Shqipëria do të bëjë pjesën e saj” u shpreh kryeministri grek.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emri/ Ngjarja e rëndë: 29-vjeçarja nga Lushnja rreh vjehrrin

Një 29-vjeçare nga Lushnja ka dhunuar fizikisht vjehrrin e saj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje/ U dënua për aksidentin tragjik me 5 të vdekur, përfiton nga amnistia Rexhina Celhaka! Lot e përqafime me të atin te dera e burgut

Bedri Celhaka mundi ta përqafonte për herë të parë pas 3 vjetësh jashtë hekurave, vajzën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hajdutët shënjestrojnë makinat, tre raste në pak ditë në një fshat në Klos

Banorët e fshatrave të Xibrit në Bashkinë e Klosit po ndjehen të pasigurtë çdo ditë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ “Ndihmë-ndihmë” – Maja hyn në banesë duke thyer derën, por ia merr ulërimave nga ballkoni pa e prekur njeri, ish bashkëshorti filmon gjithë skenën: Largohu!

Pas lajmit se këngëtarja e muzikës popullore “Maya” ishte dhunuar nga bashkëshorti i saj nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Amnistia penale/ Drejtori i IEVP Vlorë jep lajmin: Mund të përfitojnë dhe të tjerë të dënuar në ditët në vijim

Edmond Leka, drejtor i IEVP Vlorë, thotë se në ditët e ardhshme mund të ketë…

LEXO ME SHUME