Categories Lajme

Mitsotakis u jep shpresë qytetarëve: Do të dyfishojmë ndihmën ndaj jush

Kryeministri Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka dhënë mesazhe shprese duke bërë të ditur se në janar shteti helen do të ketë vaksinën, ndërsa iu ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë të kujdessjëm në respektimin e masave shtrënguese. Gjatë një fjalimi në Parlament Mitsotakis i bëri thirrje opozitës, që të mos verë në shënjestër ekspertët dhe shkencëtarët.

“Sot nuk ecim pa drejtim. Duhet të shtrëngojmë dhëmbët për të arritur deri në fund. Ne do të kemi vaksina nga janari. Dozat do të të vijnë në pjesë dhe qytetarët do të duhet të vaksinohen në mënyrë që të thyejnë zinxhirin e pandemisë. Do të kapërcejmë vështirësitë dhe do të dalim fitimtarë me sa më pak lëndime, në mënyrë që viti 2021 të jetë viti i rifillimit”, tha kryeministri, raporton Protothema.

Por kryeministri grek paralajmëroi se dhjetëditëshi i ardhshëm do të jetë i vështirë.

“Javët e ardhshme do të jenë të vështira. Ato janë gjithashtu të vështira për bashkëqytetarët tanë që punojnë, të cilët po përballen me pasoja ekonomike. Kjo është arsyeja pse ne thamë që posaçërisht për nëntorin do të dyfishojmë kompensimin në punën e paguar dhe do ta sjellim atë në 800 euro . Ne do të mbështesim familjet më të rrezikuara,” theksoi ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME