Lajme

Mjegulla ‘pushton’ Beratin, kaos në qarkullimin e makinave

Që prej orëve të para të mëngjesit,qyteti i Beratit është mbuluar nga mjergulla e dendur.Mjergulla është shfaqur prej disa orësh dhe vazhdon të jetë prezentë në të gjithë qytetin.

Kjo situatë ka krijuar vështirësi për lëvizjen e automjeteve brenda në qytet.Situata është e njëjtë në të gjithë qarkun,pasi mjergulla ka mbuluar edhe qytetet Kuçovë,Dimal,Skrapar e Poliçan.Siç edhe shihet nga pamjet filmike, i gjithë aksi nacional Berat-Dimal dhe Dimal-Kuçovë është pushtuar nga mjegulla,duke krijuar probleme në qarkullimin e automjeteve dhe mjeteve të transportit interurban,pasi shikimi është i kufizuar.

Mjetet janë duke qarkulluar me shpejtësi të ulët dhe duke mbajtur largësi nga njëra-tjetra,për të shmangur ndonjë aksident të mundshëm.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close