Categories Lajme

Mjekët e Fierit rrahën barbarisht të riun, reagon Ministria e Shëndetësisë

Nisur nga denoncimi i ngjarjes se rëndë në emisionin Stop në TV Klan, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dënon ashpër çdo formë dhune dhe e konsideron njësoj të papranueshëm çdo akt të tillë, ndaj bluzave të bardha dhe ndaj çdo qytetari.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka ngritur menjëherë një grup pune për të kryer një hetim administrativ mbi ngjarjen në spitalin e Fierit dhe njëherësh nxit organet kompetente të kryejnë zbardhjen sa më të shpejtë të saj.

Në skandalin e publikuar emisioni “Stop”,  dëgjohet sesi mjeku neurolog Enver Halili bashkë me disa kolegë të tij mjeku i Hemodinamikës, Ndriçim Kallashi dhe një tjetër i quajtur Luli, e kanë rrahur dhe fyer në mënyrë çnjerëzore Arditin.

Pjese nga audioja

Djali: Hajde shikoje pak plakun tim, tani! Rri unë këtu, vetëm të të shoh unë, që ti po vete!

Enver Halili, neurolog: E shoh unë babanë, ti prit atje jashtë!

Djali: Tani të shkosh!

Enver Halili, neurolog: Jashtë thashë!

(Nis përplasja)

Djali: Ooooo!

Mjeku: Bjeri qenit!

O k*** e m***

Kë godet ti?

Djali: Nuk e godita.

Mjeku: Do na japësh urdhra? Kë godet mor pis?!

Djali: Nuk e godita.

O qelbësirë! Mjekun godet, mor qelbësirë? B**** m***

Djali: Boll, or boll!

Mjeku: Goditet mjeku me karrige?

Djali: E mora për mbrojtje. Nuk e godita!

Mor pis!

Djali: Pse gënjeni? Kush po më mban, se nuk po shikoj? Nuk shikoj më, jam qërruar.

Mjeku: Ta q****  Ule kokën!

Djali: Dakord…! Nuk shikoj më.

Mjeku: Ule kokën!

Djali: E ula!

Dhuna vazhdon ndaj të riut.

Djali: O Luli të pashë, je çun lagje. Më fal, e ula! Jo në fytyrë! Jo nga koka!

Mjeku: Hiqe dorën!

Djali: Jo nga koka!

Mjeku: Mos luaj!

Djali: Nuk luaj, por jo nga koka…!

Mjeku: Kështu e doje ti? K***

Mjeku: Lidhe, q*****

Djali: Mos më qëllo më!

Mjeku: Legen!

Mjeku: Na çau k*** bëj këtë e bëj atë!

Djali: Mos më godisni më! Oooo barku!

Mjeku: Ku e ke atë  celularin? Të q*** ku e ke celularin? Nxirre! Ku e ka?

Djali: Enver, të kam respektuar si shok. Oh, ma q* stomakun.

Mjeku: Do të të q* miun e shtëpisë, do të të q** në b*** po lëre stomakun ti!

Mjeku: Hë, k** , do vazhdosh më?

Djali: Jo, jo, rri, boll, të lutem!

Djali: Çfarë të vazhdoj më unë? Nuk shoh më nga sytë! Po të them të lutem! Jo nga koka!

Mjeku: Kokë e madhe ti b***. Thuaj: “Jam k*rvë”

Djali: Nuk jam k*rvë!

Mjeku: Bjeri, q* motrën bjeri!

Djali: Më bën m** katër me një.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME