Lajme

Mjekët Erjon Panajoti dhe Rustem Celami shpëtuan të plagosurit në Rrogozhinë: Ambulanca e zjarrfikësja me vonesë dhe pa mjete

6 persona u plagosën sonte në aksidentin që ndodhi te “Bishti i Zhurit” në Rrogozhinë ku u përfshi një ambulancë me një makinë tip “Benz”. Nga ambulanca u plagos shoferi dhe nje infiermier që ishte bashkë me të, ndërsa në “Benz”, drejtuesi me tre pasagjerë.

Të plagosurit kanë qenë me fat pasi ndihmën e parë në vendin e ngjarjes ua kanë dhënë dy mjekë të spitalit “Amerikan 1 dhe 3”, Erjon Panajoti dhe Rustem Celami. Gazetari i ABC Aldo Kozarja raporton se dy mjekët ishin duke u kthyer në Tiranë pas fundjavës në Vlorë në momentin që te “Bishti i Zhurit” ndodhi aksidenti. Në mungesë të ambulancës, mjekët nxituan dhe u dhanë ndihmë të plagosurve.

Por në një postim në rrjetet sociale, mjeku Rustem Celami shprehet se ambulanca erdhi me vonesë, ndërsa zjarrfikësja dhe policia nuk kishin asnjë nga mjetet që nevojiten për t’i nxjerrë të plagosurit nga kabina e makinës dhe për t’u dhënë ndihmën e parë.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close