Categories Lajme

Mjekët i heqin celularin nga stomaku, shokon 33-vjeçari: E gëlltita gjysmë viti më parë!

Një 33-vjeçar nga Egjipti i ka shokuar të gjithë me atë që i ka ndodhur. Ai shkoi në Spitalin Universitar Aswan në jug të Egjiptit dhe mjekët e trajtuan atë për infeksione të zorrëve dhe barkut. Por ata u shokuan kur zbuluan shkakun e vërtetë të problemeve, pasi nëpërmjet Rrezeve X panë që brenda stomakut të tij ishte një celular. Por ajo që shkaktoi edhe më shumë habi, ishte deklarata e të riut se e kishte gëlltitur pajisjen gjysmë viti më parë, por nuk kishte patur mundësi të shkonte në spital dhe në vend të kësaj shpresonte që ta kalonte atë natyrshëm. Sidoqoftë kjo gjë ishte e pamundur pasi iu desh të krente një ndërhyrje kirurgjikale për ta hequr celularin nga stomaku.

Mohamed El-Dahshoury, kryetar i Bordit të Drejtorëve të Spitaleve të Universitetit Aswan, tha se ishte hera e parë që ata kishin parë një rast të tillë në të cilin një pacient kishte gëlltitur një celular të tërë, sipas mediave të Emirateve të Bashkuara Arabe Gulf Today. Është e paqartë arsyeja pse ai gëlltiti celularin, gjithsesi gjendja tij pas operacionit paraqitej e mirë dhe mjekët u shprehën se për pak ditë do ta marrë veten. BurimiLadbible | Përktheu: JOQ

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Eksperti i sigurisë: Ervis Martinaj është gjallë!

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa ka deklaruar këtë të hënë se Ervis Martinaj, i cili…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen detaje nga ngjarja tronditëse në Krujë/ Pasi hodhi foshnjën në lumë, nëna shkoi vetë në komisariat

42 vjeçarja Leta Koçi është paraqitur vetë në komisariatin e Krujës dhe ka deklaruar se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në Krujë, 42-vjeçarja lind në shtëpi dhe hedh foshnjën në ujërat e lumit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë ditës së sotme në fshatin Tapizë të Krujës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Fier, makina përplas biçikletën dhe largohet nga vendngjarja, plagoset një person

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen “ Sheq i Madh” të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Covid-19 mund të jetë prodhuar nga një laborator

Ekziston një studim australian që do të vërtetonte origjinën e virusit që shkakton infeksionin Covid-19,…

LEXO ME SHUME