Categories Lajme

“Mjekët i neglizhuan”, djali i Afrim Halilit hedh dyshime: Ngordhi edhe qeni, nëna ime i njihte mirë kërpudhat

Djali i Afrim Halitit, i cili ndërroi jetë bashkë me gruan dhe nënën e tij në Gjirin e Lalzit nga helmimi ka dhënë një deklaratë për mediat. Ai ka thënë se ka dyshime për mënyrën se si ata janë trajtuar nga mjekët. Sipas tij, 3 pacientë më simptoma të ngjashme nuk duhet të ishin çuar në shtëpi vetëm duke iu dhënë disa ilaçe.

“Diçka që është e papranueshme për ne është jo shërbimi i duhur nga qendra shëndetësore e Manzës. Trajtimi me ilaçe të disa të helmuarve nuk është e përshtatshme. Pa asnjë analizë me e liruar pacientin në atë lloj gjendje më duket e papërshtatshme për çdo mjek që e quan veten mjek.

Kur kemi folur me babain na ka thënë se ishin në spital, u kanë dhënë vetëm një serum dhje i kanë lënë në shtëpi me barna. Gjendja ka qenë pak e rëndë. Çdo njeri që ka mujt me pa gjendjen edhe pa qenë mjek hiç mund ta vinte re që diçka nuk është në rregull.

Mendimi im është se nuk lirohet pacienti në atë gjendje, sikur të ishte vetëm një ok, por tre pacientë me simptoma të njëjta kjo është e papranueshme. Policia e ka referuar çështjen dhe mjekësia ligjore ka me e thënë fjalën e vet.

Problemi që e kemi pasur më së shumti është se kemi dyshime. Media ka fol pa e dit rastin dhe ne jena prek. Kjo na ka prekur shumë. Kisha pas dëshirë që kjo që them sot të jetë verdikti sot.

Ne nuk dimë që qeni konsumon kërpudha. Ata mbledhin kërpudha gjatë gjithë kohës. Babi ka dalë se ka pasur dëshirë me ecur nëpër male. Mami i ka njohur shumë mirë kërpudhat se është rritur në fshat”, tha djali i Afrim Haliti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME