Categories Lajme

Mjekja apel të fortë nënave të reja: Këshillat që duhet të zbatoni për tu mbrojtur

Vendi ynë ditët e fundit po përballet me shifra të larta të rasteve të reja me koronavirus, ku një pjesë e madhe janë dhe personel mjeksor. Shefja e Shërbimit të Neonatologjisë në Maternitetin “Koço Gliozheni”, doktoresha Alketa Hoxha, ka kërkuar të shmanget mbingarkesa në maternitete, në mënyrë që fëmijët të nisin jetën pa asnjë problem.

Mjekja pediatre përmes një mesazhi në faqen e ministrisë së Shëndetsisë u bën thirrje grave shtatzëna dhe nënave më fëmijë të porsalindur të tregojnë kujdes maksimal në zbatimin e rregullave në mënyrë që të mbrohen. “Rregullat për të parandaluar duhet të jenë të zbatueshme nga të gjithë. Ne kemi një kategori shumë më të ndjeshme siç janë gratë shtatzëna, nëna me fëmijë në gji, nënë që kanë fëmijë të lindur me probleme që duhet të mbrohen patjetër.

Ju lutem të heqim dorë në këto momente nga ardhjet e panevojshme dhe mbingarkesat në maternitete që t’i japim mundësi fillimit të jetës pa asnjë problem”, kja thënë Hoxha.

Ndër të tjera pediatria këshillon nënat të mos ndahen nga foshnjat e tyre dhe të ushqejnë fëmijët me qumësht gjiri që të jenë sa më të mbrojtur. “Një këshillë të veçantë për të gjitha nënat, të cilat duke ndjekur rregullat, në asnjë mënyrë të mos ndahen nga foshnjat e tyre dhe në asnjë mënyrë të mos ndërpresin ushqimin me qumësht gjiri për t’u mbrojtur sa më mirë”,është shprehur ndër të tjera mjekja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME