Categories Lajme

Mjekja e njohur shpërthen ndaj Erion Braçes: Dhunon si rrugaç i dalë nga shpellat mesjetare

Nuk është pritur aspak mirë nga mjekja e njohur Lida Shoshe një ofendim që i ka bërë ish zv/kryeministri Erion Braçe një qytetari në rrjetet sociale.

Me një mesazh të gjatë në Facebook, Lida Shoshe thotë se Braçes duhet t’i vijë turp që flet me atë gjuhë me qytetarët e këtij vendi, duke shtuar se Braçe dhunon si një rrugaç i dalë nga shpellat mesjetare.

Bëhet fjalë për një mesazh që Braçe i ka dërguar qytetarit Gent Zervoi, që sipas Lida Shoshes është votues i PS-së, ku vihet re gjuhë vulgare.

Shoshe ka marrë në mbrojtje Zervoin, duke e quajtuar një nga teknicienët më të mirë rtë vendit. Ajo më tej ka bërë ironi me gjatësinë e Braçes, duke i thënë që nëse ka nevojë mund ta rregullojnë me bisturi.

Postimi i Lida Shoshes Vetingu të nisë nga soji i pacipë e i papreçedent, i politikanëve që detyrimisht duhet të kenë staturën dinjitoze të pushtetarit dhe përfaqësuesit të popullit. Ja dhe zhargoni i ish, ish, ex,ex kryeministrit të Shqipërisë, Z. Erion Braçe drejtuar njërit prek kryeteknikëve më brilant të imazherise që ka ky vend, përpos që Gent Zervoi ka votu për të.

Kjo raca e idiotëve…që ju përmendni në mesazhin tuaj, së pari ka votu për ty,për kolltukun tënd të ngrohtë, që sdi çfarë është të punosh dhe në kohë sketere, që ka investu më shumë se turma e analfabetëve që i vutë në parlament për gazep, që është një familjar model, e një nga djemtë më të shkëlqyer që ka ky vend, e po pregatit me dhjetera teknicienë që ti dhe politikat tuaja të përdritura, nga kolltuku yt i majmë po i degdisni rrugëve të botës për një copë bukë.

Ti ke drejtuar kët vend? Turp Ti përfaqeson elitën politike të këtij vendi Turp, se ky vend ka politikanë të mirë që skanë kurfare lidhje me njerëz si ty.

Ti dhunon si rrugaç i dalë nga shpellat mesjetare, votuesin tënd dhe qytetarët e këtij vendi, turp është pak, skandal e mjerim.  Genti , të mat jo me metër, por me milimeter cdo qelizë boshe të trurit e trupit tënd, po nuk ja vlen, se trurin tënd bizele nuk ka neurolog që e ndreq, për pjeset e poshtme, ec se kemi bisturi e të kopsitim siç do ti me metër e kilometër.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Gjuha angleze sikurse edhe ajo shqipe po fitojnë terren të ndjeshëm në Zvicër. Këtë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjekët pro dhe kundër projektligjit të ri për nënat surrogato, ja çfarë propozojnë

Projektligji i ri mbi shëndetin riprodhues, i cili ligjëron nënat surrogate në Shqipëri, po kundërshtohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri, vijon kontrolli i zonës për kapjen e 35 vjeçarit

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e djalit 10-vjeçar të zyrtarit të SHISH-it 12 vite më parë, dëshmitarët: E pamë me dy persona….

Emisioni “Në Shënjestër” i është rikthyer historisë së zhdukjes pa gjurmë të 10-vjeçarit Julian Çela…

LEXO ME SHUME