Lajme

Mjekja: Fatalitete të larta tek pacientët me Covid-19, konsumatorë të duhanit

Në Ditën Botërore pa Duhan, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka publikuar një video-mesazh ndërgjegjësues në rrjetet sociale nga mjekja pneumologe, Silvana Sadria dhe mjekja kardiologe Anila Rexha.

Mjekja kardiologe Anila Rexha, tregoi se gjatë pandemisë u shënuan fatalitete të larta tek ata persona të prekur me Covid, të cilët ishin duhanpirës.

“Periudha e pandemisë na bëri të kuptojmë që pacientët më të rriskuar për të bërë forma të rënda të Covid-19 ishin pacientët e moshuar dhe ata me sëmundje bashkëshoqëruese.

Por nga studime dhe mataanaliza të kësaj periudhe për pacientët e hospitalizuar me Covid u vu re se më shumë fatalitet patën edhe ata të cilët ishin duhanpirës. Pra llogariteni duhanpirjen si një faktor mjaft të rrezikshëm për vdekje të parakohshme”, shpjegon Rexha.

Nga mjeket nuk ka munguar thirrja për të hequr dorë nga pirja e duhanit, duke e konsideruar si një faktor të rrezikshëm për shëndetin.

“Asnjëherë nuk është vonë të heqësh dorë nga duhani. Çdo cigare shkurton jetën e duhanpirësit me 11 minuta jetë. 1 në 5 duhanpirës të rëndë vdesin nga kanceri i mushkërive”, thotë mjekja Silvana Sadria.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: