Categories Lajme

Mjekja në spitalin “Hygeia”: Virozat mund të ngacmojnë alergjitë, si t’i dallojmë nga njëra-tjetra

Mjekja alergologe në “Spitalin Hygeia”, Maria Zoto ishte e ftuar mëngjesin e kësaj të marte në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” ku foli për alergjitë e stinës së dimrit dhe dallimin e tyre nga virozat. Zoto theksoi se simptomat e alergjisë gjatë kësaj periudhe shfaqen me qëndrimin për orë të gjata brenda shtëpisë, gjë që ka çuar dhe në shtimin e rasteve. Kjo, sipas saj është ndikuar kohët e fundit dhe prej motit me reshje dhe lagështisë.

“Është një periudhë ku rëndohen alergjitë. Nuk kemi më polenet që na bezdisin në pranverë dhe verë, tani janë alergenët që janë në ambientet e mbyllura.

Në rrimë më gjatë brenda dhe jemi më shumë në kontakt me alergenët që janë brenda në shtëpi që prekin pjesën përqindjen më të madhe të atyre që vuajnë nga alergjitë, mikroorganizmat e pluhurit të shtëpisë, myku pak më rrallë dhe janë përgjegjës të këtyre simptomave që janë gjatë gjithë vitit por shtohen në këtë periudhë sepse rrimë më gjatë brenda dhe i hapim më rrallë dritaret. Dhe epitelet e kafshëve shtëpiake që janë një faktor në rritje i alergjisë.”, u shpreh mjekja.

Si ta dalloni alergjinë nga virozat? “Duke qenë se dhe viruset respiratore prekin rrugët e frymëmarrjes dhe alergjia në të shumën e rasteve. Ka momente që ngjajnë teshtima, rrufë, bllokim të hundëve, kolla por ka momente që një virozë respiratore zgjat disa ditë dhe mbaron ndërkohë që alergjitë janë kronike, rrjedhin në familje Zakonisht do gjejmë dikë në familje që ka manifestime të alergjisë që shfaqen në moshat e reja, ka dhe momente që në dimër virozat mund të rëndojnë një alergji sepse është një ngacmim që bëhet gradualisht nga alergjia dhe një virozë mund të rëndojë situatën“, shtoi më tej Zoto.

Sa të rrezikuar janë alergjikët nga Covid-19? “As alergjikët dhe asmatikët nuk janë faktorët e riskut për t’u sëmuru më shpesh apo për të kaluar një Covid më të rëndë. Pavarësisht se që në fillim nga meraku rekomandohet që ata që janë me astmë të kenë mjekime të vazhdueshme, por të dhënat tregojnë se nuk janë më të riskuar se të tjerët.“, u shpreh mjekja. /abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mesazhet mashtruese në telefon/ Oferta joshëse pune, që vetëm ju “grijnë” paratë

Subjekti që prezantohet me emrin Pulse Glide LTD, në fund të mesazhit të dërgon një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga mësuese frengjishtje në stjuardesë, vlonjatja punon për familjen mbretërore arabe: Kam shëtitur në 32 shtete

Geralda Kocirai është vajza nga Vlora, e cila ka një histori shumë frymëzuese. Ajo ka…

LEXO ME SHUME