Lajme

Mjekja shqiptare humbi jetën në aksident në Gjermani, mikesha tregon detaje

Mjekja shqiptare në Gjermani, Eni Doko humbi jetën në mënyrë tragjike, në moshë fare të re disa ditë më parë kur u përfshi në aksident. 34-vjeçarja kishte studiuar për Mjekësi në Universitetin e Tiranës, më pas kishte punuar pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë ndërsa prej disa kohësh e ushtronte profesionin si mjeke specialiste psikiatre në Osnabrück.

Lajmin e bëri fillimisht të ditur kryetarja e Federatës së mjekëve shqiptare në Europë, Aurora Dollenberg, e cila është edhe kolegia dhe mikesha e saj. Kryetarja e Federatës së mjekëve shqiptarë në Europë ka folur më gjatë për këtë ngjarje dhe shpreh trishtimin e madh për këtë humbje.

Aurora Dollenberg: Eni kohët e fundit ka qenë shumë e angazhuar në gjithë këtë krizë që ka pushtuar Gjermaninë përsa i përket mbylljes së spitaleve, urgjencat janë pothuajse të mbyllura sepse nuk kemi më kapacitete dhe Eni ka shkuar nga një spital në tjetrin vazhdimisht.

Nga Qendra Universitare duke shkuar tek drejt vendit të banimit dhe aty në autostradë në nxitimin dhe dëshirën e madhe siç e njoh unë Enin, për të ndihmuar dhe për të qenë gjithmonë korrekte me oraret dhe punën e saktë, ajo ka pësuar një aksident. Ajo ka drejtuar vetë makinën dhe është përfshirë me një aksident të shkaktuar nga të tjerët dhe aty ka humbur në mënyrë të menjëhershme edhe jetën. Aurora Dollenberg ka treguar se familja e Enit ka ardhur direkt pas aksidentit në Gjermani dhe ka marrë trupin e saj për ta dërguar drejt Shqipërisë.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close