Categories Lajme

Mjeku jep detaje për trajtimin e pacientëve dhe flet për…

Anestezisti Nard Tetaj në “ABC-ja e mëngjesit” foli për situatën e koronavirusit. Ai tha se tashmë në të gjithë botën tani po shihen dy tipe epidemish. Një që po zvogëlohet pra ka një ulje të pacientëve me COVID dhe epidemitë që janë në rritje. Gjatë intervistës Tetaj tha për gazetarin Enkel Demi se Shqipëria ka ndjekur një politikë thuajse të ngjashme me Italinë. Por ai shtoi se tani që hyjnë edhe persona nga vende të tjera sjell edhe një përhapje më të shpejtë të virusit.

Po ashtu ai sqaroi dhe efektet e intubimit tek pacientët, ndërsa shtoi se kur intubohen pacientët duhet të ketë një kujdes shumë të madh nga specialistët, pasi ilaçet shtohen edhe më shumë dhe në këtë mënyrë ulet sistemi imunitar i pacientëve. “Lactoferina është një proteinë që në efektet i ka protektive mbi bakteret dhe viruset. Nga efektet e njohura po bëhen eksperimente nëse funksionon apo jo për COVID dhe është akoma në fazat e para (në fazat e laboratorit).

Lactoferina gjendet në farmaci dhe merret nga shumë persona është thjesht për efektet mbrojtëse që ka, por jo si ilaç. Nuk ka efekte anësore, por deri tani nuk janë parë as efekte të sigurta që statistikisht të jenë sinjifikative që funksionojnë mbi virusin është thjesht një hipotezë dhe mbetet për tu parë nëse do të funksionojë apo jo”, sqaroi mjeku. Cili është protokolli që keni përdorur gjatë kësaj kohe? Ne kemi ndërruar disa herë protokolle siç është bërë në të gjithë botën. Kemi parë ato që funksionojnë deri në njëfarë pike , jo 100%. Janë Remdesivir si edhe një kortizon që quhet Dexamethasone”, u shpreh ai.

Përse intubimi nuk ka pasur atë sukses që ndoshta edhe pritej? Tetaj: Intubimi, krijon një gjendje të ndjeshme. Për të mbajtur një pacient të intubuar duhet t’i japim ilaçe për ta mbajtur në gjumë gjithë kohën. Ato ilaçe e ulin sistemin imunitar edhe më shumë. Më pas mund të ketë predispozicion për infeksionet e tjera, infeksione bakterike normale që një peron normal nuk i merr, por ata që ata që kanë sistem imunitar më të ulët i marrin. Krijohet një gjendje që pacienti ka COVID-19, por edhe infeksione të tjera bakteriale, si në gjak edhe në mushkëri.

Në këtë mënyrë zhvillohet një formë e rëndë e pacienti që quhet “shok” dhe ka një vdekshmëri shumë të lartë. Kur intubohen pacientët duhet të ketë një kujdes shumë të madh nga specialistët, ilaçet shtohen edhe më shumë. Përqindja e vdekshmërisë te pacientët e intubuar është rreth 25 %. Beta interferon është një proteinë e njohur që përdoret edhe kundër disa viruseve të tjera. Ka një efekt protektiv si në mushkëri edhe në mëlçi. Për koronaviurisn ky medikament është akoma në fazë eksperimentale dhe po bëhen disa prova në një kampion pacientësh me covid dhe pritet të shihet nëse funksionon për shkak se ende nuk është parë një efekt specifik”, sqaroi anestezisti.

Ndryshimi i simptomave të virusit? Tetaj: Janë simptoma që ishin më përpara COVID-19. Covid krijon një pulmoni të rëndë, por krijon edhe një mpiksje të shpejtë të gjakut. Shumë pacientë krijojnë një sëmundje që kanë të bëjnë me mpiksje të gjakut, në enë të gjakut të vogla, sidomos tek lëkura apo tek mukoza.

Në fakt virusi mund të zhvillojë edhe një iktus iskenik, si në tru ose një infarkt në zemër nga krijimi i tyre, ndaj që në fillim jepen doza të larta për hollim të gjakut. Ka disa hipoteza që vaksina e turbekulozit mund të funksionojë deri në një farë pike. Por tek disa persona që preken nga COVID-19 dhe kalojnë shumë kohë në reanimacion kur zgjohen kanë një gjendje konfuzioni.

Janë disa hipoteza që kjo mund të jetë si nga koronavirusi sepse prek edhe trurin, por edhe nga anestezia e gjatë që bëhet në reanimacion. Sa i përket imunitetit, ata persona që preken nga virusi dhe shërohen kanë njëfarë imuniteti, por jo të gjithë e zhvillojnë këtë imunitet. Por kush e zhvillon ka një imunitet nga 6 muaj deri në 2 vjet”, tha më tej Tetaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emri/ Dogji me benzinë tri automjete: Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori

Prokuroria Shkodrës në bashkëpunim me Policinë vendore kanë zbardhur rastin e djegies së 3 automjeteve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kthjellime dhe alternime vranësirash, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Moti parashikohet të jetë i kthjellët deri në orët e pasdites më pas shtim gradual…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME