Categories Lajme

Mjeku kosovar në Gjermani tregon për eksperiencën e vaksinimit kundër COVID-19

Mjeku nga Kosova që punon në Gjermani, Kujtim Pllana, para katër ditësh ka marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer–BioNTech. Pllana, i cili është duke specializuar për anesteziologji dhe punon në spitalin “St. George Klinikum” në Eisenach, u shpreh në një intervistë për Klan Kosovën se vaksinimi i mjekëve dhe infermierëve në Gjermani ka filluar më 27 dhjetor. Ai po ashtu ka sqaruar se marrja e kësaj vaksine nuk është e detyrueshme. Pllana tha se nuk ka pasur simptoma dhe pasi ka marrë vaksinën është kthyer në punë.

“Unë me 27 nëntor kam qenë në karantinë pasi kam qenë në kontakt me një person pozitiv. Unë e kam marrë me 19 Janar kur disa të tjerë kanë marrë dozën e dytë. Në Gjermani vaksina nuk është obligative dhe secili vendos vetë nëse do ta marrë apo jo.

Unë e kam marrë vaksinën në mëngjes dhe gjithë ditën kam punuar. Kam pasur dhimbje vetëm në vendin e shpimit. Janë parë disa simptoma pas marrjes së dozës së dytë, temperaturë pas 24 orësh por vetëm kaq”, është shprehur ai ndër të tjera.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME