Categories Lajme

Mjeku Mezini jep detaje: Ja cila ishte gjendja e tij e mushkërive, po bëhen gabime me mjekimin

Mjeku pneumolog Arjan Mezini ka komentuar vdekjen e një të riu nga Korça si pasojë e Covid 19, në ditët e fundit në spitalin e sanatoriumit, i cili nuk kishte sëmundje të tjera shoqëruese.

Mezini tha se nga skaneri që i është bërë, Lorent Kreka kishte pësuar dëmtime të mëdha në mushkëri, ndërkohë që ka hedhur dyshime se nuk është marrë trajtimi i duhur në kohë prej tij, duke fajësuar pjesërisht edhe mjekun/mjeken e familjes. “Jam informuar. Po të shikoje imazhet e skanerit ishte shumë e rëndë të mushkërive. Eksperienca jonë deri tani është që kemi pasur shumë të sëmurë të moshuar, ashtu siç kemi pasur mosha të reja me shumë pak probleme kjo është një sëmundje që terapinë më të mirë ka imunitetin personal.

Nëse pacienti reagon me antikorpe kryesisht shkon mirë. Problemi është për grupin e pacientëve që nuk i krijon këto. Shenjat ne i dimë. Ato shenja që kemi parë janë edhe tani. Por shfaqja është e ndryshme. Pjesa më e madhe e kalojnë lehtë’, tha ai në një studio televizive. Sipas mjekut, mosha mesatare e pacientëve në gjendje të rëndë është  55-70, por ka pasur edhe  të rinj nën 30 vjeç. “Është variabël, por mesatarja është dikur 55-70. Mosha më e re kemi pasur edhe pacientë nën 30 vjeç, deri në 40 vjeç. Ka pasur edhe nga ata që e kanë kaluar rëndë.

Unë do thoja që monitorimi duhet të ishte më i mirë. Mjekimi fillohet sipas stadit. Një ndjekje më e mirë nga mjekët e familjes. Duhet të bëhen këto analizat e gjakut për të kuptuar ku po shkon. Ajo që vëmë re është se pacientët në spitalin tonë vijnë në gjendje të rëndë”, u shpreh ai.

Më tej, Mezini tha se ditët më problematike janë nga e 8-12. “Zakonisht dita më problematike është dita e 8-12. Ky është momenti kur imuniteti thyhet dhe pacienti ka aplikacionet më të rënda”, tha ai, ndërsa shtoi se mjekët po gabojnë me kurën.

“Gabimi që po bëjmë ne është që ditën e parë pavarësisht shenjat që ka fillohet me një terapi agresive, fillonte me antibiotik që është e panevojshme. Antibiotiku fillon kur ka pneumoni. Tek ajo që vënë re është se fillohet terapi q ditën e parë me antibiotikë dhe deksametazon. Ky përdoret për pacientë në gjendje të rëndë, dh fillohet në ditën e 7 nëse pacienti ka mungesë oksigjeni”, u shpreh ai. (E.K/Faxweb.al)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tentoi të vrasë bashkëshorten, përfundon në pranga 50-vjeçari në Rrogozhinë, i shpallur në kërkim

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim pasi tentoi të vrasë gruan e tij është arrestuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Iku nga shtëpia dhe nuk u kthye më”, burri “ngre në këmbë” policinë: Më gjeni gruan!

Një 43-vjeçar ka shkuar në Komisariatin e Policisë së Durrësit, ku ka kallëzuar zhdukjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Genc Tafilaj pyetet në SPAK: Spiuni i Bajrave, Aleks Ndreka na takoi me Dor Dulin në varimin e Indrit Rrajës

Plani për vrasjen e Dorian Dulit, Blerti Cafit, Gëzim Cafit dhe Genci Tafilit, pas ceremonisë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të rinjtë hedhin mobilie nga kati i pestë i pallatit, Balla: Turp! (VIDEO)

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka publikuar pamjet ku duket se si dy të rinj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim ndërkombëtar për drogë, vihet në pranga 59-vjeçari italian

Policia Kufitare Durrës ka arrestuar një shtetas italian, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar,…

LEXO ME SHUME