Categories Lajme

Mjeku Prifti humb vendin e punës si pedagog, nuk lejohet të rikthehet në auditore

Mjeku Edvin Prifti nuk do të mundet të japë mësim në auditoret e  Universitetit të Mjekësisë. Gjykata e Posaçme kundër Korrupsioni në Apel, ka refuzuar kërkesën e mjekut Edvin Prifti për të hequr masën e sigurimit të pezullimit të tij nga detyra.

Apeli ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë që Edvin Prifti të mos marrë pjesë në auditore si profesor. Në shkurt të këtij viti ish shefi i kardiologjisë në QSUT ra në pranga pas një hetimi të Prokurorisë së Posaçme SPAK, për lirimet nga burgjet.

Kardiokirurgu Prifti akuzohet se i mori ryshfet kryesekretares së Gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi për t’i operuar nënën. Gjatë kontrollit, atij iu gjetën 250 mijë Euro dhe 16 milionë lekë cash në zyrë e shtëpi. Vetë mjeku Edvin Prifti ka pretenduar se pasuria e tij buron nga pronat e trashëguara nga e shoqja, nga paga e tij në punën si mjek por edhe nga seminaret dhe aktivitetet ndërkombëtare ku ka marrë pjesë.

Prifti aktualisht është me detyrim paraqitje, ndërsa po hetohet për korrupsion pasi doli nga përgjimet që po kryheshin në Gjykatën e Krujës, operacion që u finalizua arrestimin e 13 personave, mes tyre edhe gjyqtarja Enkelejda Hoxha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME